TIRANË- Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Shkodër është shoqëruar edhe me një incident. Ai ka qenë bashkë me Beqajn në spital për të inauguruar pediatrinë, kur një grua ka tentuar të shkojë ta takojë. E sëmura me kanver thotë se tentoi të takojë Ramën por u pengua nga Garda.
“Doja t’i thosha Ramës të merren masa për ilaçe. Detyrohem t’i blej ilaçet jashtë, 300€ një ilaç”, ka thënë gruaja e sëmurë e cila nuk u lejua t’ia shprehte këtë shqetësim drejtpërdrejt Kryeminisrit dhe Ministrit të Shëndetësisë.