Tenton të futet në Kuvend një person, ndalohet nga Garda dhe Policia.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 09:15 të ditës së enjte, pak orë para se të nisë edhe seanca plenare e ditës.
Mësohet se personi ka shprehur dëshirën për të takuar depuetin e PD, ishkryeministrin Sali Berisha, pasi ka thënë se ka disa probleme, raporton
“News24”.
Personi, emri i të cilit ende nuk dihet është shoqëruar në Komisariatin nr 1 të policisë.