Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratorët/Zhupa-Veliajt:Mbajte të njëjtin refren si ata që janë në burg apo në kërkim

2023/08/02 at 2:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Inceneratorët/Zhupa-Veliajt:Mbajte të njëjtin refren si ata që janë në burg apo në kërkim

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat, këtë të mërkurë u ndal te sekuestrimi i inceneratorit të Tianës.


Gjatë fjalës së saj Zhupa tha se sekuestrimi i inceneratorit te Tiranes behet dy vite pasi pronaret e tij, fiktiv apo ne letra, jane shpallur ne kerkim.

Më tej ajo hodhi akuza ndaj Ramës dhe Veliajt, duke thënë se vepra penale “shpërdorim detyre” është një vepër që nuk i përket as Zotos, as Mërtirit, por kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës.

Zhupa po ashtu iu përgjigj edhe reagimit të djeshëm të Veliajt duke thënë: Të gjitha ata që sot janë në burg apo në kërkim ndërkombëtar i quanin sukses inceneratorët, të njëjtën refren mbajti edhe Veliaj, që mesa duket e kupton që fijet e inceneratorit që nuk ekziston shkojnë detyrimisht te ai.

Deklarata e plotë e Ina Zhupës:

Vetëm dje, pas vitesh denoncime të Partisë Demokratike, përballje me forcën e provave dhe fakteve, padive në SPAK, më në fund u hap kapaku i pusetës së inceneratorit inekzistent të Tiranës.

Partia Demokratike vlerëson çdo masë dhe vendim për zbatimin e ligjit.

Por, Partia Demokratike deklaron se sekuestrimi i inceneratorit te Tiranes behet dy vite pasi pronaret e tij, fiktiv apo ne letra, jane shpallur ne kerkim dhe në fakt, kjo mase ndryshe nga dy të tjerët, djegesi i Elbasanit dhe Fierit as qe mund të kryhet, sepse në Sharrë nuk ka pasur kurrë dhe nuk ka as sot incenerator. Letrat dhe kompania e Zoto-Mërtirit mund të sekuestrohen.

Njoftimi që SPAK beri tregon edhe hetimin e veprës penale “shpërdorim detyre” një vepër që nuk i përket as Zotos, as Mërtirit, dy individë qe me se shumti jane vetem aksionerë dytesorë te sipermarrjes Rama- Veliaj.

“Shperdorimi i detyres” ju takon Edi Rames, Erion Velise dhe anëtarëve te tjere te organizates kriminale qe ngriten si sipermarrje te tyre djegsat, dhe realizuan vjedhjen e shekullit.

SPAK nuk mund t’ju servirë si pronarë të vertetë Zoton dhe Mertirin, kur me firmat dhe vulat e tyre te tille mund te provohen Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi etj.

Zoto dhe Mërtiri nuk mund te ndryshonin praktiken e trajtimit te mbetjeve ne Tirane, nuk mund te dergonin sic ka derguar Erion Veliaj kater shkresa per miratimin e koncensionit, nuk mund të tjetërsonin para nëse qeveria dhe bashkia nuk do jepte para për djegie plehrash kur djegës nuk ka.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Thesarit, të përpunuara nga Open Data Albania, në periudhën 4 Prill 2018 – 12 Qershor 2023, Bashkia Tiranë ka kryer 150 transaksione me vlerë 56.6 milionë euro për llogari të kompanisë “Integrated Energy BV SPV”. Këto 56.6 milion euro dhe të tjera që jepen akoma vidhen nga taksat e qytetarëve, hiqen nga buxheti i shtetit dhe nuk kryejnë asnjë funksion.

Të gjitha ata që sot janë në burg apo në kërkim ndërkombëtar i quanin sukses inceneratorët, të njëjtën refren mbajti edhe Veliaj, që mesa duket e kupton që fijet e inceneratorit që nuk ekziston shkojnë detyrimisht te ai.

Do të mjaftonte ky paragraf i auditimi të KLSH të vitit 2021 që SPAK të shikojë përgjegjesit, siç i shikon çdo shqiptar: “Aktualisht çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit që kryhet, pasi kjo tarifë përfshin edhe incenerimin e mbetjeve, proces i cili nuk është kryer deri me sot. Pavarësisht mos kryerjes të procesit të trajtimit të mbetjeve, Bashkia Tiranë ka vijuar të kryejë pagesat e plota të tarifës për këtë shërbim”.

SPAK nuk mund të anashkalojë mënyrën se si u bë gara për djegësin e Tiranës, si iu dha bonusi prej 8 pikesh 9 muaj para se te regjistrohej kompanisë fituese, e cila u regjistrua vetem një ditë para lidhjes së kontratës, si rastësisht me te njëjtët pronarë përfitues me Elbasanin dhe Fierin. Spak nuk mund te injoronte si u shpreh në emër të Keshillit te Bashkise dhe qarkut Tiranë, ne menyre antiligjore Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë, si nisi pa incenerator dhe si vazhdon po pa incenerator pagesa e 29 eurove për ton?!

Qeveria e Ramës dhe Bashkia e Tiranës e Veliajt kanë vepruar të koordinuar si një organizatë e struktuar kriminale, ku vendimet përgatiteshin nga zyra private dhe ekzekutoheshin në zyra publike. SPAK duhet t’i lidhë zyrtaret, siç janë të lidhur me njëri- tjetrin, si një grup i strukturuar kriminal, me në krye kryetarin e qeverisë, Edi Rama. Çdo përpjekje për t’i copëzuar synon mbrojtjen e tyre nga kjo akuzë e tmerrshme dhe reale dhe nuk ndihmon në nxjerrjen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur qindra miliona euro nga taksat e qytetarëve.

 



Ju sugjerojmë

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

2 Shkurt, 2026 8:22 pm
Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
Politikë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

2 Shkurt, 2026 6:40 pm
Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
Bota

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

2 Shkurt, 2026 6:32 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Bota

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Para
Shëngjin/Pallati furnizohej me energji pa leje, procedohet subjekti dhe ndërpriten dritat

Shëngjin/Pallati furnizohej me energji pa leje, procedohet subjekti dhe ndërpriten dritat

Përmbytjet katastrofike në Kinë, rritet bilanci i viktimave në Pekin

Përmbytjet katastrofike në Kinë, rritet bilanci i viktimave në Pekin

Gjykata Speciale lëshoi urdhrin, arrestohet në Tiranë ish-anëtari i UÇK-së(Emri)

U arrestua në Tiranë, gjykata lë në burg ish-anëtarin e UÇK-së
















TE FUNDIT

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
2 Shkurt, 2026

Nëpërmjet një video në “Facebook”, kryeministri Edi Rama këtë të hënë rikthehu përsëri në vëmendje kërkesën e gjyqtarëve për të...

Lexo më shumë

Trump pritet të vizitojë Greqinë

Trump pritet të vizitojë Greqinë
2 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi, tha të dielën ambasadorja e SHBA-së...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
2 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në një berberhane...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
2 Shkurt, 2026

Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com