SPAK i komunikoi avokatit të Arben Ahmetajt akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave” e “fshehjes së pasurisë”.
Po ashtu, avokatëve të Mirel Mertirit e Klodian Zotos, në kërkim nga drejtësia, iu janë komunikuar akuzat e “korrupsionit” dhe “pastrimit te parave”.
SPAK përfundoi hetimet ndaj ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj i dyshuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash, më 21 mars.
Kujtojmë se disa ditë më parë SPAK kishte thirrur për të pyetur edhe ish-bashkëshorten e Ahmetaj, Albina Mançka.