Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka kërkuar SPAK që të shpallë në kërkim një prej të pandehurve në procesin për inceneratorin e Elbasanit.
Bëhet fjalë për ish anëtaren e Komisionit për dhënien e koncesionit, Jonida Zeqo e cila po hetohet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Mësohet se Zeqo nuk është paraqitur në asnjë seancë, dhe nuk është gjetur në asnjërën prej dy banesave të saj nga oficerët e policisë gjyqësore.
GJKKO ka relatuar se ish-zyrtarja po i fshihet drejtësisë, duke qenë se nuk është gjendur në banesë as nga policia e Durrësit dhe as nga oficeri i policisë gjyqësore të SPAK.
Në këto kushte togat e zeza kërkuan shpalljan e e saj në kërkim.
Mësohet se Zeqo i kishte dërguar dy e-mail gjykatës ku i konfirmonte marrjen dijeni për seancën e sotme dhe kërkonte të përfaqësohej nga avokati Sajmir Vishaj, e maile të cilat nuk janë pranuar nga trupi gjykues.