Ditën e sotme deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Para se të hynte në gjykatë, Kryemadhi tha shkurt për gazetarë: “Jam thirrur për çështjen 255 te vitit 2020”.
Thirrja e Kryemadhit në SPAK bëhet për të dhënë sqarime në lidhje me çështjen e inceneratorëve, konkretisht për inceneratorin e Tiranës.
Thirrja vjen pak ditë pas denoncimit të fundit të saj ku tregoi se në Sharrë kryhet vetëm groposje e mbetjeve.