Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit/Boçi: Rama s’mban përgjegjësi penale dhe as politike

2023/08/26 at 2:46 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet lokale/ Boçi: Kam dakordësinë edhe të grupit të Alibeajt

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka folur në një deklaratë për mediat për inceneratorë e Elbasanit dhe Fierit.


Gjatë fjalës së tij, Boçi u shpreh se kryeministri Rama nuk po mban përgjegjësi penale dhe as politikë në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe se do të shpenzojë edhe 113 mln euro ekstra për plehrat në Elbasan dhe Fier.

“Edi Rama ka filluar t’i shpenzojë që tani 7 miliardët imagjinarë që po nxjerr nga nëntoka në Shpirag.

Për dy vitet e ardhshme ai ka vendosur të japë edhe 113 milionë euro ekstra për menaxhimin e mbetjeve në qarkun e Fierit dhe Elbasanit. E ritheksojmë: për Elbasanin dhe Fierin, pjesë e paketës gjysmë miliard euro të incineratorëve. Pa pyetur për faktin kokëfortë se koncesionet e mëparshme prej 50 milionë eurosh për ndërtim inceneratorësh janë nën gjykim për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Pa çarë kokë për dështimin e kalimit nga riciklimi i mbetjeve te incenerimi, qeveria ka hartuar dokumentin e “Politikave Prioritare” për periudhën 2024-2026, ku liston si projekte “unike me rëndësi kombëtare”, krijimin e zonave funksionale për mbetjet në Elbasan dhe Fier.

Për Elbasanin parashikohen t’i falen dreqit 50.1 milionë euro, ndërsa për Fierin 63 milionë.Nëse e pyet se çfarë është kjo marrëzi ai shmanget, siç bëri të mërkurën përballë gazetarëve.

Ajo çka e bën tragjike dhe komike këtë projekt me rëndësi kombëtare, siç e quan qeveria, është fakti se është përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe koordinimit te Ndihmës (SASPAC), në varësi direkte të Kryeministrit, që drejtohet nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Pra, firmosësi i famshëm fap e fap i incineratorëve, dhe njeriu nën hetim për masakrën në shëndetësi, Ali baba i streilizimit, janë bërë bashkë për të shtuar edhe 113 milionë euro në lumin e zi që ka marre teposhtë edhe katër herë aq para publike.

Rama dhe Beqaj janë të vetmit qeveritarë në botë që arrijnë të kenë guximin për ta martuar dështimin me vjedhjen, dhe për ta paraqitur si ‘politikë prioritare me rëndësi unike kombëtare’.

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, milionat parashikohen të hidhen në infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve për t’u rikthyer në strategjinë e mëparshme të riciklimit – të cilën vetë Rama e braktisi në favor të incinerimit.

Vini re: duhet një gjysmë dekade dhe gjysmë miliardi euro që Rama dhe Beqja të kuptojnë se incinerimi nuk bën, por nuk ka si riciklimi.

Studimi ku është bazuar investimi, bën edhe një analizë të politikave të menaxhimit të mbetjeve që ka ndjekur qeveria shqiptare, duke theksuar se incenerimi, jo vetëm nuk parashikohet të zgjidhë problemin me mbetjet, por shkel dhe direktivat europiane për ekonominë qarkulluese, pasi nuk është zbatuar hierarkia e menaxhimit të mbetjeve, ku djegia është në fund të piramidës.

A nuk dihej kjo gjë më parë? A nuk mund të bëhej ky studim më parë dhe të kursente qindra miliona euro? Janë të marrë, amatorë apo hajdutë profesionistë?

Kujtohuni pak se si bënte be e rrufe Edi Rama për incinerimi si zgjidhje përfundimtare e problemit me plehrat. Ai dha, në harkun e pak viteve 3 kontrata koncensionare qindra-miliona euro për ndërtim inceneratorësh në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Të tre këto objekte janë sot nën sekuestro shtetërore me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.Edi Rama nuk mban përgjegjësi penale dhe as politike. Ajo që mban është shpina e taksapaguesit shqiptar, së cilës i shtohen edhe 113 milion euro të tjera. Për riciklimin e mbetjeve, të cilave Rama u kish gjetur ‘zgjidhjen përfundimtare’ me inceneratorët.

Ndoshta gabohemi ne. Me ‘zgjidhje përfundimtare’ ai ka patur ndërmend shumën prej gjysmë miliard euro. Që do ia gjente vendin. Siç edhe bëri”, tha Boçi.

Etiketa: elbasanfierinceneratorëluciano boci


Ju sugjerojmë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 Janar, 2026 9:46 pm
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë
Rajoni

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

20 Janar, 2026 8:53 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Aktualitet

PD shkresë KLGJ dhe ILD: Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20 Janar, 2026 8:43 pm
Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë
Kryesore

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë

20 Janar, 2026 7:58 pm
Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave
Bota

Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave

20 Janar, 2026 7:54 pm
Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin
Politikë

Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin

20 Janar, 2026 7:03 pm
Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
Bota

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA

20 Janar, 2026 5:14 pm
Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Aktualitet

Seanca për rritjen e pagave të gjyqtarëve në Kushtetuese, Rama: Turp kombëtar

20 Janar, 2026 4:47 pm
Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
Kronikë

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

20 Janar, 2026 4:10 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

20 Janar, 2026 3:40 pm
Para
Rrëzimi i avionit ku ndodhej Prigozhin, inteligjenca amerikane del në një konkluzion

Rrëzimi i avionit ku ndodhej Prigozhin, inteligjenca amerikane del në një konkluzion

Shefi i futbollit spanjoll e puthi në buzë, sportisja: U ndjeva si viktimë e dhunës

Puthi në buzë futbollisten, FIFA pezullon 9 muaj Rubiales

Niset anija kozmike me 4 austronautë drejt stacionit hapësinor

Niset anija kozmike me 4 austronautë drejt stacionit hapësinor
















TE FUNDIT

Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
20 Janar, 2026

Presidenti Donald Trump tha se Bordi i Paqes, i formuar për administrimin e Gazës, mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara. Trump...

Lexo më shumë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë
20 Janar, 2026

Kosova ishte për të dytin vit radhazi pjesë e Forumit Ekonomik të Davosit, një nga skenat më të rëndësishme ku...

Lexo më shumë

PD shkresë KLGJ dhe ILD: Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
20 Janar, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar shkresë KLGJ dhe ILD, ku i ka kërkuar që të largojë nga...

Lexo më shumë

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë
20 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në diktatura vota vdes para se të mbërrijë në kutinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com