Kryetari i PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit i ka bërë thirrje Arben Ahmetajt që të bëhet i penduar i drejtësisë dhe të tregojë të vërtetën e inceneratorëve.
Në fjalën e tij Berisha tha se Ahmetaj është fajtor, por shtoi se rol kryesor në aferën e inceneratorëve ka Edi Rama.
“Thirrja ime është: Arben Ahmetaj të bëhesh i penduar i drejtësisë. Ke vjedhur edhe ti, por ke vetëm një rrugë; të zbërthesh para kombit tënd të gjithë veprimtarinë e organizatës kriminale”,-tha Berisha.