Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratorët/ Berisha: Kontrata u refuzua nga Shkëlqim Cani dhe 5 herë nga Ahmetaj, ja çfarë bëri Veliaj

2023/12/11 at 1:44 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Inceneratorët/ Berisha: Kontrata u refuzua nga Shkëlqim Cani dhe 5 herë nga Ahmetaj, ja çfarë bëri Veliaj

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas lëshimit të 15 urdhër-arresteve nga SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës, është shprehur në një konferencë për mediat këtë të hënë se nënshkrimi i kontratës koncesionare është refuzuar nga ministri Shkëlqim Cani.

Gjithashtu, Berisha thekson se pas largimit të Shkëlqim Canit, kontrata është refuzuar pesë herë me radhë edhe nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Ish-kryeministri thotë se në fund Erion Veliaj është zotuar se kjo pagesë do bëhej nga qeveria vendore, me kompetencë të qeverisë vendore.

Pjesë nga fjala e Berishës

Unë e kuptoj që prisni që unë të flas për lidhjet e Edi Ramës me sponsorin e terrorizmit Al Alabar, por kjo do jetë objekt pasi të mblidhen informacionet e reja, i konferencave të ardhshme, sot unë jam para jush përsëri për vjedhjen e shekullit të qytetarëve shqiptarë, që është djegësi i Tiranës.

Aq sa mund të ndash blozën e zezë nga tymi, mund të ndash Erion Veliajn dhe Edi Ramën nga vjedhja e shekullit.

Dosja e amnistisë e Erion Veliajt nga treshja famëzezë Kraja-Prençi-Gjoka është një krim monstruoz në historinë e drejtësisë shqiptare.

Por unë nuk jam sot këtu për të bërë pretencën ndaj këtij grupi të organizuar kriminal, që përdor pushtetin për të mbrojtur autorët kryesorë të vjedhjes së shekullit.

Ajo çka unë duhet të theksoj, se në qindra e qindra faqe të dosjes në bazë të së cilës janë lëshuar 15 urdhër-arresti për djegësin e Tiranës, nuk përmendet as dhe njëherë të vetme emri i Erion Veliajt, pa lëre më i Edi Ramës, çka dëshmon në mënyrë të padiskutueshme se këto arrestime kanë pasur për qëllim krijimin e një mburoje për Erion Veliaj dhe vetëkuptohet për Edi Ramën, për vjedhjen e shekullit.

Erion Veliaj është personi direkt që me firmë dhe vulë, ka ndryshuar në funksion të vjedhjes, plaçkitjes së pasurive publike në bashkëpunim me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Artur Metanin, strategjinë e trajtimit të mbetjeve urbane të hartuar nga Korporata Ndërkombëtare Financiare dhe Agjencia Japoneze e Ndihmave Xhajka.

Sipas kësaj strategjie, për qytetin e Tiranës, duhej të aplikohej grumbullimi, seleksionimi, riciklimi, ripërdorimi dhe depozitimi në landfill, në mënyrë që mbetjet që mbeteshin për depozitim të ishin sa më të pakëta. Megjithëkëtë, këto dy kompani shumë serioze rekomandojnë që zgjerohet landfilli i Tiranës ose të krijohet një landfill tjetër rajonal.

Por Erion Veliaj, në përputhje me interesat e tij dhe të Edi Ramës, këtë strategji e ndryshon dhe e kalon në djegien e mbetjeve, gjë e cila vlerësohet nga Xhajka si metodë e kushtueshme dhe nuk rekomandohet për realitetin shqiptar.

Në rast se Erion Veliaj nuk do ndryshonte strategjinë e trajtimit të mbetjeve urbane nga grumbullim, seleksionim, riciklim, ripërdorim dhe depozitim në djegie, natyrisht nuk do ekzistonte vjedhja e shekullit, kjo megaaferë krruptive e përmasave 1 miliard.

Por jo vetëm kaq, Erion Veliaj nuk është mjaftuar me ndryshimin e strategjisë së djegësave. Ai ka ndryshuar praktikën e përdorur në Elbasan dhe Fier për prokurimin e djegësve.

Nëse djegësi i Elbasanit dhe Fierit u prokuruan me fonde publike me çelësa në dorë, Erion Veliaj vendos që për Tiranën, trajtimi i mbetjeve me djegie të jepet me koncesion për 30 vite, duke ngarkuar taksapaguesit e qarkut të Tiranës me një peshë prej 1 miliard eurosh gjobë të tmerrshme, natyrisht të përfituara nga ai dhe sipërmarrja e tij.

Veprimet, firmat e Erion Veliajt janë në themel të vjedhjes së shekullit, se ai personalisht me firmën e tij, në një akt mashtrimi të rëndë zyrtar, mori atributet e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Këshillit të Qarkut të Tiranës.

Pra, nëse ju lexoni akuzën për mashtrim në përputhje me nenin respektiv, mashtrimi më i madh në dosjen e djegësit, është mashtrimi i Erion Veliajt, i cili shprehet në emër të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut të Tiranës, se studimi i fizibilitetit, kërkesat e tij, pagesa është plotësisht e përballueshme nga qeveritë vendore, pagesa prej 90 milionë eurosh. Në një kohë kur kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe asnjë kryetar bashkie tjetër, nuk ka tagër ligjor, të drejtë ligjor të miratojë një fond as 10 mijë euro pa miratimin e Këshillit Bashkiak.

Pra, rrëmbeu për pasurimin e tij, të gjitha pushtetet e bashkive të qarkut të Tiranës dhe kjo është me firmë.

Këtë akt, Erion Veliaj e ka kryer pasi i është refuzuar nga ministri Shkëlqim Cani, dhe pas largimit të Shkëlqim Canit, i është refuzuar pesë herë me radhë nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Në fund, kur Erion Veliaj është zotuar se kjo pagesë do bëhej nga qeveria vendore, natyrisht ministri Ahmetaj nuk kishte të bënte më me buxhetin e shtetit, por ishte në përputhje me ligjin, kompetencë e qeverisë vendore.

Nuk jam dakord me Ahmetajn, Ahmetaj duhej të denonconte menjëherë në prokurori, aktin penal të rëndë të Erion Veliajt.

Ju sugjerojmë

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Kronikë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

9 Shkurt, 2026 2:39 pm
Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Rajoni

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

9 Shkurt, 2026 2:25 pm
Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
Rajoni

Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

9 Shkurt, 2026 2:23 pm
Para
Fredi Beleri kërkon të betohet si kryebashkiak i Himarës, mbështetësit e tij protestojnë para GJKKO 

Fredi Beleri kërkon të betohet si kryebashkiak i Himarës, mbështetësit e tij protestojnë para GJKKO 

“Nuk komentoj deklaratat e një personi non grata”, Berisha i përgjigjet Wisner: Të dalë një dokument për mua dhe…

“Nuk komentoj deklaratat e një personi non grata”, Berisha i përgjigjet Wisner: Të dalë një dokument për mua dhe...

“Na kanë shpallur luftë”, Berisha paralajmëron padi për prokurorët dhe gjyqtarët 

“Na kanë shpallur luftë”, Berisha paralajmëron padi për prokurorët dhe gjyqtarët 

TE FUNDIT

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
9 Shkurt, 2026

Nga foltorja e mbajtur sot para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha tha se Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert...

Lexo më shumë

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
9 Shkurt, 2026

Për të parafrazuar hapjen e famshme të Marksit, një fantazmë po e përndjek botën: fantazma e skandalit Epstein. Miliona email-e...

Lexo më shumë

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
9 Shkurt, 2026

Ish-deputeti i PD Dashnor Sula u prezantua sot në detyrën e re të Kryeinspektorit të Përgjithshëm, ku në fjalën ee...

Lexo më shumë

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
9 Shkurt, 2026

Irani është gati të zvogëlojë rezervat e uraniumit të pasuruar shumë nëse Shtetet e Bashkuara heqin “të gjitha sanksionet”, tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com