Mbreti Charles i ka dërguar një mesazh personal urimi Presidentit Trump për inaugurimin e tij, duke reflektuar mbi marrëdhëniet e qëndrueshme të veçanta midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, thotë Buckingham Palace.
Kujtojmë se Donald Trump po rikthehet sot në presidencën amerikane me një ceremoni inaugurimi në Uashington, që do ta bëjë atë presidentin e parë i cili do të shërbejë në mandate jo të njëpasnjëshme që nga vitet 1890.
Ai do të betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara në Kapitol.
Aty ka mbërritur kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe presidenti argjentinas Javier Milei, disa nga miliarderët e teknologjisë si Mark Zuckerberg, Lauren Sanchez, Jeff Bezos, Sundar Pichai, Elon Musk.
Po ashtu edhe ish-presidentët amerikanë Bill Clinton së bashku me bashkëshorten Hillary, George Bush së bashku me bashkëshorten Laura dhe Barack Obama, kanë mbërritur në Kapitol për inaugurimin presidencial të Trump.
Siç e kishte paralajmëruar, Michele Obama nuk ka marrë pjesë në betimin e presidentit republikan.