Prokuroria e Prizrenit ka ngritur akuzën e nxitjes së urretjes për imamin e këtij qytetit Irfan Salihu. Sipas saj, në një ligjëratë në Mars të vitit 2013 imami ka përhapur urretjen, përçarjen mes grupeve kombëtare, fetare dhe etnike në Kosovë.
Pikërisht në ligjëratën “Si ta shtojmë bereqetin”, para besmitarëve ai ka theksuar se në periudha të ndryshme, gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane në Kosovë, vetëm 1 % e popullsisë kanë qenë shqiptare.
Ndër të tjera, imami i Prizrenit mësohet të jetë shprehur po në këtë ligjëratë se: “E shajnë atë mysliman që ju ka dhënë me hektarë tokë dhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë. Edhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë, edhe i ka bërë sundimtarë të Ballkanit”.
Në Prill të vitit të kaluar, imami u pezullua nga detyra në xhaminë “Suzi Qelebiu” në qytetin e Prizrenit.