Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Imamët “injorantë” kanë rritur numrin e fanatikëve të islamit në Kosovë

2016/05/19 at 11:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Imamët “injorantë” kanë rritur numrin e fanatikëve të islamit në Kosovë

Studiues të besimit islam thonë se qasja e gabuar e disa prej imamëve të xhamive në Kosovë ka bërë që të rritet numri i të rinjve me fanatizëm fetar që njëkohësisht i ka shndërruar në ekstremistë dhe pastaj ithtarë e ushtarë të organizatave terroriste.

Këto vlerësime u bënë në një konferencë të organizuar nga portali Foltash me temën “qasja e shoqërisë ndaj ekstremizmit”, ku u shpreh shqetësimi për rritjen e numrit të të rinjve me qasje të skajshme ndaj shoqërisë në përgjithësi

Studiuesi i besimit islam dhe njëherësh profesor në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, Lulzim Esati tha se shqetësues mbetet numri i madh i të rinjve që kanë qasje ekstreme. Ai tha se kjo është pasojë e investimeve nga vendet tjera në rryma të ndryshme, që sipas tij tashmë kanë kaluar në rryma terroriste.

“Padyshim që këto rryma ia dolën që një vend që ishte shembull për tolerancë të bëhet rekord në numrin e ithtarëve që i çon në këto rryma që tashmë janë veprim edhe në ekstremizëm që nga Al-Nusra dhe Al-Kaida e shumë të tjera”, tha ai.

Studiuesi Esati tha se disa imamë të xhamive në Kosovë arritën që ta rrisin fanatizmin fetar tek të rinjtë. Ai numëron disa nga shkaqet që çuan të rinjtë e Kosovës tu bashkohen këtyre organizatave.

“Së pari ata ishin vet viktima të këtij entuziazmi të tepruar. Së dyti, dozën e madhe të fanatizmit që ua dhanë të rinjve harruan ta pyesin veten nëse këtë të rinj fillimisht kanë nevojë për një dozë të madhe të edukimit para se ata ta marrin dhe të ngarkohen me një fanatizëm që I dërgon në veprim në shoqëri kundër çështjeve që ata I shohin që nuk përputhen me ideologjitë e tyre. Së treti harruam këtë që thamë për vendin se ku veprojmë dhe së katërti kush do ta mban përgjegjësinë e atyre që janë vrarë dhe që vazhdojnë të vriten derisa ne po flasim këtu ata atje janë nën bomba dhe të mijëra të tjerëve që janë helmuar dhe qarkullojnë në shoqërinë tonë”, – tha ai.

Ndërsa Sociologu Ardian Gola tha se institucionet e Kosovës me gjithë dëshirën për të parandaluar ekstremizmin dhe radikalizmin, me disa nga veprimet e tyre kanë ndikuar në forcimin e këtyre dukurive.

“Kjo sidomos ka ndodhur me arrestimin e një mori teologësh të cilët më pastaj ata u liruan në mungesë të provave dhe ajo që ndodhi në fakt ishte sforcimi i pozitave të tyre përballë ndjekësve të tyre dhe pozitën e tyre të viktimës të sulmuar gjithandej nga qarqet politike dhe të tjerë, arritën me paketu ideologjikisht dhe me e shit si mjet propagandimi për vërtetësinë e predikimit të tyre. Dhe kjo është një diçka që shteti nuk do të duhet të bënte”, – tha sociologu Gola.

Kosova është përballur që në vitin 2012 me rastet e para të shkuarjes së qytetarëve të saj në Siri. Që atëherë rreth 300 qytetarë të Kosovës i janë bashkuar konfliktit atje ndërsa aktualisht sipas vlerësimeve të organeve të sigurisë numri sillet në rreth 60 sish. Mbi 60 prej tyre janë të deklaruar të vdekur.

Që nga viti 2013, autoritetet në Kosovë kanë hetuar mbi 180 persona të përfshirë në vepra që lidhen me terrorizmin. Rreth 90 persona janë arrestuar dhe janë ngritur mbi 40 aktakuza./Syri.net

Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Zbulohet një detaj shokues në lidhje me rrëzimin e avionit të EgyptAir

Zbulohet një detaj shokues në lidhje me rrëzimin e avionit të EgyptAir

Turqit kërkojnë Sami Frashërin

Turqit kërkojnë Sami Frashërin

BE-ja nuk shpërbëhet dot kaq shpejt

BE-ja nuk shpërbëhet dot kaq shpejt

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com