Vajza e gazetares Ilva Tare dhe politikanit Eduard Selami, gjithnjë është mbajtur larg syrit të publikut. Të vetmet raste që gazetarja e ka publikuar të bijën, ka qënë në profil apo pjesën mbrapa. Mesa duket këtë rregull ka vendosur ta thyejë sot bashkëshorti i gazetares, Eduard Selami, i cili ka postuar një foto së bashku me Melody-në 2– vjeçare.
Epo fakti që do të jetë përballë Luzim Bashës ditën e nesëerme në zgjedhjet e kryetarit të PD-së, është bërë shkas që politikani të na zbulojë një pjesë kaq të rëndësishme. Melody nga ana tjetër qenka një fëmijë shumë i bukur, e cila së shpejti do të bëhet me një motër ose vëlla të vogël.