Në fshatin Mishter, në Gurrë të Burrelit, jeton burrnesha më e re. Kjo zonë është shquar gjithnjë për burrnesha. Të ndjerit djal ajo e tregonte tek veshja, flokët dhe sjellja.
Megjithëse ishte një proces natyral, ky vendim hasi shumë zëra kundër në familje deri në të 18-at e saj.
Ilmijes, pas vdekjes së mamasë, iu forcua edhe më shumë bindja se ishte pikërisht ky vendimi i duhur. Ajo u bë krahu i shtëpisë dhe familje, duke u marrë me punët më të vështira.
Sa më shumë rritej, aq më pak i donte fëmijët dhe më pak respektonte femrat. Megjithatë, Ilmija nuk ishte e para burrneshë për fisin Lika, pasi kushërira e saj e parë kishte marrë të njëjtin vendim kur Ilmija ishte ende fëmijë.
Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore nga pesha e punëve të fshatit, cigarja është mikesha e saj e ngushtë.
E megjithatë, sërish ajo nuk preferon të flasë për dashurinë dhe martesën, këto ndjesi janë të huaja për trupin e shpirtin e saj burrëror. /TCH