Ilirjana Nano zgjidhet kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ. 116 deputetë votuan pro, votim që u krye në mënyrë të fshehtë, 2 abstenuan dhe 2 kundër. Deputetë votuan edhe për anëtarët Arben Ristani, Dritan Çaka, Bledar Skënderi dhe Helga Vukaj.
Kryetarja e Komisionit Rregullator:
Ilirjana Nano – 116 pro, 2 abstenim, 2 kundër
Anëtarët:
Arben Ristani 111 vota pro, 2 abstenim, 7 kundër
Dritan Çaka 116 vota pro, 2 abstenim, 2 kundër
Bledar Skënderi 113 vota pro, 1 abstenim, 5 kundër
Helga Vukaj 112 vota pro, 3 abstenim, 6 kundër















