Është mbyllur numërimi i votave dhe zyrtarisht Ilir Meta është zgjedhur Presidenti i Partisë së Lirisë.
Ndërsa postin e zv/presidentit e ka fituar Erisa Xhixho.
Sipas rezultateve, Ilir Meta mori 690 vota e ndërsa kundërshtari i tij Faik Basha 27 vota.
Nga ana tjetër, Erisa Xhixho arriti të merrte 680 vota duke siguruar postin e zv.presidentit.
Kujtojmë se paraditen e sotme u zhvillua Konventa Kombëtare e kësaj force politike, ku u zhvillua edhe votimi për këto poste./Opinion.al