Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Meta, politikani që ka mbajtur postet më të larta

2024/10/21 at 7:40 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ilir Meta, politikani që ka mbajtur postet më të larta

Ish-Presidenti, ish-Kryeministri dhe ish-Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, është arrestuar këtë të hënë me urdhër të SPAK. Meta aktualisht është president i Partisë së Lirisë. Meta ka lindur më 24 Mars 1969 në Skrapar.

Ai ka ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ku ka përfunduar edhe studimet pasuniversitare. Aktiviteti i tij politik i Metës ka nisur në vitin 1990, pas rënies së komunizmit, ku ai u angazhua si pjesëmarrës aktiv në lëvizjen studentore që solli pluralizmin politik.

Meta u zgjodh për herë të parë deputet në vitin 1992 dhe ka shërbyer në shumë poste të rëndësishme. Ai ka shërbyer si Kryeministër i Shqipërisë nga 28 Tetori 1999 deri më 29 Janar 2002. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, ai u rizgjodh si Kryeministër, por dha dorëheqjen më 29 Janar 2002 për shkak të tensioneve brenda partisë së tij.

Në vitin 2004, Meta themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), një parti që synonte integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Meta mbajti postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë nga 10 Shtatori 2013 deri më 28 Prill 2017. Pas përfundimit të mandatit si Kryetar i Kuvendit, ai u zgjodh me votat e PS dhe LSI si President i Republikës së Shqipërisë më 28 Prill 2017 me 87 vota nga 140 anëtarët e Parlamentit.

Gjatë mandatit të tij si President, Meta është përballur me sfida të shumta politike dhe sociale, duke përfshirë një krizë të thellë politike që çoi socialistët në pushtet drejt një procesi për shkarkimin e tij në vitin 2021 nga Parlamenti. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e shpalli atë të pafajshëm dhe anuloi vendimin e Parlamentit.

Meta ishte thirrur disa herë në Prokurorinë e Posaçme, për të dhënë shpjegime për akuzat ndaj tij.

Klan News

Ju sugjerojmë

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 9:37 pm
Banka Botërore: Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
Bota

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

18 Korrik, 2025 9:13 pm
“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…
Politikë

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…

18 Korrik, 2025 8:58 pm
Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…
Politikë

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…

18 Korrik, 2025 8:34 pm
Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para
Aktualitet

Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para

18 Korrik, 2025 8:27 pm
WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus
Bota

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

18 Korrik, 2025 8:10 pm
Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy fëmijë në lumin Shkumbin
Aktualitet

Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy fëmijë në lumin Shkumbin

18 Korrik, 2025 7:51 pm
Los Angeles/ Shpërthim në akademinë e sherifëve, raportohet për 3 viktima
Bota

Los Angeles/ Shpërthim në akademinë e sherifëve, raportohet për 3 viktima

18 Korrik, 2025 7:41 pm
Gjermania dëbon shtetas afganë me ndihmën e Katarit
Bota

Gjermania dëbon shtetas afganë me ndihmën e Katarit

18 Korrik, 2025 7:20 pm
Kosovë/Izmaku:Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi
Rajoni

Kosovë/Izmaku:Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 Korrik, 2025 7:07 pm
Para
Zgjedhjet në republikën ish-sovjetike të Gjeorgjisë dhe ndikimi rus

Zgjedhjet në republikën ish-sovjetike të Gjeorgjisë dhe ndikimi rus

Kreu i PL-së u arrestua me urdhër të SPAK, Erisa Xhixho: Akt që turpëron Shqipërinë!

Kreu i PL-së u arrestua me urdhër të SPAK, Erisa Xhixho: Akt që turpëron Shqipërinë!

Kallëzimi për inceneratorin e Elbasanit, Kryemadhi thirret në SPAK

Deklarata e SPAK për arrestimin e Metës, reagon Kryemadhi: U shkel detyrimi ligjor për ruajtjen e sekretit hetimor

TE FUNDIT

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
18 Korrik, 2025

Kur presidenti rus, Vladimir Putin e ka urdhëruar atë që e ka quajtur “mobilizim të pjesshëm” të burrave të moshës...

Lexo më shumë

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

Banka Botërore: Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
18 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar një marrëveshje të miratuar nga pjesëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për t’i...

Lexo më shumë

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…
18 Korrik, 2025

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në lidhjen direkte në Klan News, me gazetarin, Besard Jacaj, është ndalur...

Lexo më shumë

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…
18 Korrik, 2025

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e zhvillimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com