TIRANE- Me frikën e Edi Ramës për tu zgjedhur në Parti i ka dhënë shansin një Njeriu të vendosë edhe për postin e Kryeministrit edhe për të Kryetarit të Partisë Socialiste. Këtë e tha Ben Blushi i ftuar në emisionin Top Story në TCH.
Ja argumenti i tij.
“Sipas statutit të ri, Edi Rama Kryeministër është automatikisht edhe Kryetar Partie. Por nëse prish LSI koalicionin me PS, ne mbetemi pa kryeminister dhe pa kryetar te partie. Pra ne po zëvendësojmë 100 mijë vota të anëtarëve të PS me voten e një njeriu, të Ilir Metës”, tha Blushi.
Sipas tij, “nëse Ilir Meta, thotë nesër se e vazhdojmë koalicionin me ndryshimin e Kryeministrit dhe nëse ai propozon Taulant Ballën, meqenëse e ka edhe përzemër, i bie që automatikisht Balla është Kryeministër dhe Kryetar i PS”, u shpreh Blushi.