Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilda Bejleri rrëfehet si asnjëherë më parë, kërkesat nga futbollistët dhe buqetat e shumta me lule

2017/10/26 at 10:23 AM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Ilda Bejleri rrëfehet si asnjëherë më parë, kërkesat nga futbollistët dhe buqetat e shumta me lule

Ajo është shumë tërheqëse dhe padyshim bie në sy me prezencën e saj. Me një karrierë të gjatë në televizion Ilda Bejleri ka rrëfyer shumë pak për jetën e saj private.


E besoni që Ilda është beqare prej vitesh?! Vështirë ta besosh.

Në një intervistë për revistën “Who” Ilda ka zbuluar detaje për futbollistët që e gjuajnë, buqetat me lule që i shkojnë në redaksi, propozimet e çmendura në mesazhet e Instagramit dhe arsyen se përse shqiptarët e pëlqejnë aq shumë. Më të drejtë ajo pranon: “Jam origjinale dhe dukem seksi edhe me xhaketë!”

Ilda prej më shumë se një muaji ka nisur sezoni i ri televiziv, para të cilit pamë se ti kalove një verë të bukur me pushime, udhëtime… Ishte i vështirë rikthimi në punë?

Ilda: Të them të drejtën ishte pak, por menjëherë e gjej ritmin pasi u bënë shumë vite që bëj këtë gjë. Thjesht trupit i duhen disa ditë të marrë veten, sepse pushimet janë sa të bukura aq edhe të çrregullta (buzëqesh). E nisa sezonin e ri me emisionin “Zona gol”, një program në fundjavë i cili mendoj që më përshtatet shumë dhe mbi të gjitha është pritur shumë mirë dhe nga shikuesit e “Supersport”.

Je një nga gazetaret më të suksesshme të sportit. Si mendon, pse u pëlqen kaq shumë njerëzve?

Ilda: Faleminderit! (qesh) Mendoj nga fakti që jam origjinale, jam e njëjta si në ekran ashtu edhe në jeten e përditshme.

Ndërkohë çdo vit në tregun mediatik shtohen figura të reja, vajzash të bukura e të talentuara. Ke bërë një plan për të mbajtur suksesin që ke sa më gjatë?

Ilda: Nuk bëj plane asnjëherë. Suksesi im është i imi dhe kështu do mbetet. Sado talente të ketë besoj që gjithkush ka audiencën e vet. Ndihem shumë e sigurtë për atë figurë që unë kam krijuar dhe për profesionin që kam zgjedhur.

Nga 1-10, sa të gjuajnë futbollistët?

Ilda: Hahahah shhhht!

Ka ndodhur deri tani që ndonjëri është “marrosur” pas teje duke këmbëngulur për të pasur diçka më shumë?

Ilda: Po ua le juve ta gjykoni, dhe imagjinoni…

 

A kanë ardhur shpesh buqeta për ty në redaksinë e “Supersport”?

Ilda: Kane ardhur por nuk i kam bërë asnjëherë publike. Buqetat janë gjithmonë të bukura!

Muaj më parë, pamë një angazhim ndryshe tëndin si aktore. Ke plane të tjera në këtë fushë?

Ilda: Shumë shpejt do e prezantojmë dhe filmin e ri. Mendoj të shijoj atë eksperiencë të bukur që pata mundësinë të përjetoj me aktorë shumë të njohur në Itali, sepse për të thënë të vërtetën ishte diçka fantastike. Hera e parë për mua në një shesh xhirimi, ishte e paharrueshme.

Të kemi parë të raportosh nga stadiumi me veshje shumë seksi. Pse kjo zgjedhje? Është dikush që kujdeset për imazhin tënd?

Ilda: Mendoj që nuk kanë qenë aq seksi sepse pothuajse gjithmonë kam patur një xhaketë të veshur. Po me sa duket unë edhe me xhaketë dukem seksi… Gjë e mirë, apo jo? (buzëqesh)

Sukses ke dhe në Instagram e kushedi sa mesazhe private merr… I lexon të gjitha? Do na e thuash propozimin më të “çmendur” që ke marrë?

Ilda: Ështe diçka shumë e bukur të kesh tërë ata njerëz që të ndjekin dhe realisht ndihem shumë krenare dhe mirënjohëse për këtë fakt. I lexoj pothuajse të gjitha mesazhet në Instagram, në Facebook pak më pak. Propozime dhe fjali ka nga më të ndryshmet dhe ka shumë që mund t’i konsideroj propozime të çmendura. Por ato që më bëjnë çudi janë kur disa nga ndjekësit shkruajnë shumë gjatë në Instagram dhe pa pushim.

 

Prej vitesh tashmë nuk dimë konkretisht asnjë histori dashurie të Ilda Bejlerit. Na rezulton pak e vështirë të besojmë që një vajzë kaq e bukur të jetë vetëm. Do na zbulosh ndonjë sekret?

Ilda: (qesh) Edhe mua më duket e vështirë ta besoj…

Etiketa: ilda bejleri interviste


Ju sugjerojmë

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi
InstaBIZ

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi

11 Korrik, 2025 6:37 pm
U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër
InstaBIZ

U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër

10 Korrik, 2025 7:20 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
InstaBIZ

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

2 Korrik, 2025 4:45 pm
“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos
InstaBIZ

“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos

28 Qershor, 2025 5:16 pm
Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham
InstaBIZ

Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

28 Qershor, 2025 4:18 pm
900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren
InstaBIZ

900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren

28 Qershor, 2025 3:50 pm
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
Para
Flasin psikiatrit/ Përse meshkujt paguajnë për seks?

Seks për 50 euro, ndalohet në Tiranë grupi i prostitucionit

Zaimina në pritje të fëmijës së parë, por për partnerin e saj do të jetë vajza e dytë

Zaimina në pritje të fëmijës së parë, por për partnerin e saj do të jetë vajza e dytë

“Huffington Post”: Departamenti i Shtetit të ndërhyjë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Lu në ujra të turbullta

Ambasadori amerikan reagon për herë të parë për Saimir Tahirin
















TE FUNDIT

Situata e zjarreve/MM: 32 vatra në 24 orë, 9 prej tyre ende aktive

Zjarret në vend, 9 vatra aktive
20 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive. Vatrat janë...

Lexo më shumë

Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet tsunami

Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet tsunami
20 Korrik, 2025

Rusia goditet nga dy tërmete të fuqishme. Lëkundjet sizmike me magnitudë 6.7 dhe 7.4 të shkallës Rihter, u regjistruan sot...

Lexo më shumë

Shein dhe Temu, rrezik publik? BE paralajmëron masa të ashpra

Shein dhe Temu, rrezik publik? BE paralajmëron masa të ashpra
20 Korrik, 2025

Komisioneri i Drejtësisë në BE, Michael McGrath, ka ngritur alarmin për rrezikun që paraqesin disa produkte që shiten në platformat...

Lexo më shumë

‘Kartolina magjike nga Kelmendi’, Rama publikon pamjet

‘Kartolina magjike nga Kelmendi’, Rama publikon pamjet
20 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video me pamje mahnitëse nga Kelmendi, një prej zonave më piktoreske...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com