Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

2025/06/09 at 4:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Përmirësimi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gazetarëve. Ndarja e praktikave më të mira dhe përballimi i sfidave të vazhdueshme”, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian në kuadër të projektit mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Shqipëri.


Metani ishte pjesë e panelit të institucioneve ku u diskutua mbi “Sfidat dhe zgjidhjet për autoritetet vendase për të përmbushur standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve.”

Në fjalën e tij, Metani vlerësoi mënyrën e organizimit të takimit, duke bërë bashkë mediat dhe institucionet, me emërues të përbashkët komunikimin dhe interesin publik.

“Patjetër, që edhe mund të mos bihet dakord për gjithçka, por është shumë e rëndësishme të komunikohet, duke adresuar shqetësimet në institucione, por edhe përmes takimeve e tryezave, që ndihmojnë edhe informimin reciprok mbi problematika të caktuara. Dhe duke mbajtur në konsideratë parimet kushtetuese mbi të cilat organizohet e gjithë jeta jonë profesionale dhe jo vetëm, besoj se gjendja e zgjidhjeve bëhet më e shpejtë dhe në mënyrë më efikase”, tha Metani.

Ai referoi statistika të ndërveprimit të mediave me ILD në 5 vitet e funksionimit të institucionit, si iniciuese të verifikimeve kryesisht, si ankuese dhe si informuese e opinionit publik.

“Në 5 vite funksionim, ka pasur edhe indicie të sakta të marra nga mediat, mbi të cilat Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka filluar kryesisht 12 hetime disiplinore. Këto 12 hetime kanë filluar për 13 subjekte: 6 gjyqtarë, 6 prokurorë dhe 1 anëtar Këshilli. 11 magjistratë janë dërguar nga ILD për procedim disiplinor në KLGJ e KLP dhe për 2 magjistratë të tjerë, hetimi disiplinor është mbyllur.

Nga 11 magjistratët e dërguar për procedim disiplinor, në 7 raste ILD ka kërkuar masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”. Këshillat kanë pranuar kërkesën e ILD në 5 raste, pra magjistratët janë shkarkuar. Për një rast kanë vendosur “pezullim nga detyra për një periudhë prej 6 muajsh”, ndërsa rasti tjetër është i pezulluar, pasi pritet vendimmarrja e KPA. Në 4 raste, ILD ka kërkuar masën disiplinore “Vërejtje publike” në Këshilla. 1 rast është pranuar dhe 3 të tjera janë rrëzuar.

Në 5 vitet e funksionimit të ILD-së, mediat vetë kanë referuar 17 ankesa për shkelje disiplinore. Për to, ILD ka marrë 11 vendime përfundimi konkretisht: 2 janë arkivuar pas shqyrtimit fillestar, 7 pas verifikimit, 2 pasi është kryer hetim disiplinor. 6 ankesa të tjera janë në proces shqyrtimi.

Duke patur në konsideratë faktin se krijimi i kushteve për të marrë informacionin e kërkuar është një tjetër element, që garanton punën e gazetarëve dhe duke iu referuar statistikave tona, media ka ndërvepruar direkt me ILD-në përmes kërkesave për informacion në 46 raste.

Vetëm në 6 prej tyre, informacioni ka qenë i kufizuar sipas ligjit dhe kjo është shpjeguar qartësisht. Konstatoj me kënaqësi që në raport me ILD-në, mediat respektojnë parimin ligjor të konfidencialitetit të veprimeve hetimore, që fillojnë me shqyrtimin fillestar apo veprimet paraprake hetimore për sjellje/shkelje të dyshuara nga gjyqtarët, pasi ky konfidencialitet i shërben mbrojtjes së integritetit të procesit dhe reputacionit të magjistratit, nëse akuzat rezultojnë të pabazuara”, u shpreh Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani.



Ju sugjerojmë

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Para
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

"Për penalltitë vendos unë", Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
















TE FUNDIT

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com