Disa dokumente të siguruara nga HashtagAL zbulojnë se si një drejtoreshë e fuqishme në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka mbështetjen direkte të kryeministrit Rama, i ka bërë shantazh të paligjshëm kompanive private dhe u ka kërkuar të tërhiqen nga tregu.
Bëhet fjalë për Drejtoreshën e Farmaceutikës në ministri, znj. Shpresa Bello dhe për ilaçin e leuçemisë “Fludarabine 10 mg”, për historinë e të cilit HashtagAL, publikoi një MEMO konfidenciale një javë më parë.
Pasi ministria zvarriti kompaninë që kishte përfaqësinë zyrtare të këtij ilaçi, në lojë hyri kompania ‘Incomed’ e cila siguroi të drejtën e tregëtimit në një kohë rekord, për 48 orë.
Por diçka ka ndodhur më pas, dhe drejtoresha Bello, e cila më herët e kishte mbështetur kompaninë ‘Incomed’ më pas ndryshoi qëndrim dhe në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare i ka kërkuar kësaj kompanie të tërhiqej.
Veprimin e drejtoreshës e zbulon ky dokument, i nënshkruar nga administrator i kompanisë ‘Incomed’ më 10 Nëntor 2015, dokumenti informon Fondin e Sigurimit Shëndetësor mbi situatën.