Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilaçet/ Farmacitë e lidhura me drejtuesit e Fondit përfituan miliona euro

2018/11/12 at 11:51 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A
Ilaçet/ Farmacitë e lidhura me drejtuesit e Fondit përfituan miliona euro

Gazetari Besar Likmeta në investigimin e tij të botuar në median Reporter.al ka gjetur se:


Farmacitë përfituese më të mëdha nga Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, FSDKSH janë në pronësi ose të lidhura me ish-nëndrejtorin e FSDKSH-së, Sokol Skura dhe me Gazmend Aliajn, njëherazi kunati i drejtorit të Politikave në FSDKSH, Aleksandër Haxhi”.

Skandali u denocua në 2014 nga ish-ministri i shëndetësisë Beqja. Pas denoncimit dha dorëheqjen kreu i Fondit, Astrit Beci, por Sokol Skura, nuk u penalizua.

Lista e barnave të rimbursueshme është një nga paketat më të rëndësishme që financohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Ky rimbursim realizohet në bazë të kontratave që Fondi lidh çdo vit me subjektet farmaceutike në vend. Gjatë vitit 2017, Fondi kishte kontrata me 848 farmaci, 74 agjenci farmaceutike, 14 spitale dhe 19 burgje. Gjatë këtij viti, Fondi shpenzoi 3.7 miliardë lekë për rimbursimin e farmacive spitalore dhe 6.7 miliardë lekë për rimbursimin e rrjetit të hapur të farmacive private.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se nga viti 2010 deri në prill të vitit 2018, FSDKSH shpenzoi 48.8 miliardë lekë [390.8 milionë euro] për rimbursimin e ilaçeve, fond nga i cili përfituan rreth 850 subjekte farmaceutike.

Të dhënat e rimbursimit të barnave të analizuara nga BIRN tregojnë se nga vitit 2010 deri në vitin 2018, vetëm farmacitë në pronësi të familjeve Aliaj dhe Skura kanë siguruar rimbursime që janë disafish më të larta se mesatarja dhe kapin në total një vlerë prej 13.9 milionë eurosh.

Këto farmaci janë denoncuar disa herë në Prokurori për “mashtrim me subvencionet”, por hetimet janë mbyllur pa nxjerrë përgjegjësi penale. Në anën tjetër, shkeljet e konstatuara nuk e kanë penguar Fondin që të rilidhë vit pas viti kontrata për rimbursimin e barnave me këto subjekte, megjithë shqetësimet e vazhdueshme të ngritura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Përveç farmacive në pronësi të dy personave të lartpërmendur, 24 farmaci të tjera përfituan 36.6 milionë euro nga viti 2010 deri në prill 2018; ose 9.4 për qind të vlerës totale të rimbursimeve.

Por auditet e vazhdueshme të ndërmarra KLSH kanë zbuluar se kontrolli që Fondi ushtron ndaj farmacive me rimbursim më të lartë se 2 milionë lekë në muaj ka qenë i papërshtatshëm dhe në shkelje të rregulloreve të institucionit.

Të dhënat e Fondit listojnë 5 farmaci, të cilat janë ose kanë qenë në pronësi të Gazmend Aliajt dhe bashkëshortes së tij, Iris Aliaj. Gjatë dekadës së fundit, bashkëshortët Aliaj nëpërmjet farmacive Nikol 1, Nikol 2, Nikol 2 –IRA, Bio Plus dhe Medigreen kanë qenë farmacistët me rekordin më të lartë të rimbursimeve, duke arkëtuar 974 milionë lekë [7.75 milionë euro] nga FSDKSH.

Farmacitë e lidhura me ish- nëndrejtorin e fondit, Sokol Skura renditen në vend të dytë.

Farmacitë shkëmbejnë recetat

Gjatë 8 viteve të fundit, tre farmacitë në pronësi të familjes Skura – Geni&Lori, Eurofam2 dhe Coli’s kanë përfituar 765 milionë [6 milionë euro] lekë rimbursime nga FSDKSH.

Në regjistrin tregtar gjenden dy shoqëri me emër tregtar Coli’s me pronar Skurën. Një subjekt i regjistruar në 2007 në formën e personit fizik, i cili është çregjistruar në vitin 2013 dhe një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e quajtur gjithashtu Coli’s.

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar ‘Coli’s’ është regjistruar në vitin 2013 me pronare znj. Elga Gogu, bashkëshortja e Sokol Skurës. Në janar 2014, aksionet e kësaj shoqërie i janë transferuar Elida Gogut, vjehrrës së z.Skura, me vlerë nominale prej 100 mijë lekë.

Në vitin 2015, vjehrra e Z. Skuraj ia transferon aksionet z.Erdis Alikajt përsëri për vlerën e tyre nominale prej 100 mijë lekësh.

Në 29 qershor 2017, shoqëria Coli’s sh.p.k ka përthithur farmacinë Eurofam2, e regjistruar gjithashtu në emër të Erdis Alikaj. Shoqëria e krijuar nga bashkimi, me emër tregtar ‘Coli’s, Eurofam2, Pharmalider,’ është shitur në vitin 2018 nga Erdis Alikaj tek Sokol Skura për vlerën nominale të aksioneve prej 200 mijë lekësh.

Transaksionet e shumta brenda familjes të aksioneve të farmacisë Coli’s ngrenë dyshime se mund të kenë pasur si qëllim maskimin e marrëdhënies së z.Skura me këtë shoqëri gjatë periudhës që ai mbante postin e zv.drejtorit të Fondit.

Shoqëria ‘Nikol 2’ në pronësi të Gazmend Aliajt është regjistruar në vitin 2007 në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka ushtruar aktivitetin në tregun e shitjes së barnave me pakicë. Kjo kompani ka pasur në vitin 2015 dy kontrata shërbimi me drejtorinë rajonale të Tiranës për farmacitë ‘Nikol 1” dhe “Nikol 2”, të cilat janë lidhur në janar 2015.

Të dy farmacitë kanë pasur me Fondin një kontratë 6 mujore, por në rastin e Nikol 2 kontrata është zgjatur nëpërmjet një shtojce deri në dhjetor 2015. Nga janari deri në qershor 2015, marrëdhëniet kontraktuale të dy farmacive me Fondin kanë vazhduar normalisht.

Në këtë periudhën këto dy farmaci kanë kryer shitje të barnave të rimbursueshme në vlerën 77.1 milionë lekë, por kanë arkëtuar nga DRFSDKSH në total 44.9 milionë lekë.

Më 24 gusht 2015, Drejtoria Rajonale Tiranë e FSDKSH-së ka vendosur zgjidhjen e kontratës për një periudhë një vjeçare me subjektin farmaceutik “Nikol 1”.
Rezulton gjithashtu se drejtori i Përgjithshëm i FSDKSH-së ka nxjerrë me datë 29 korrik 2015, vendimin nr.100 për marrjen e masave për zgjidhje të kontratës së lidhur me farmacinë “Nikol 2”, me drejtues teknik shtetasin Gazmend Aliaj, për shkak se nga verifikimi dhe përpunimi i të dhënave on-line për periudhën maj – korrik 2015, u konstatua se janë paraqitur për rimbursim në Drejtorinë Rajonale receta me rimbursim të pacientëve të farmacisë “Nikol 1”, e cila ka ndërprerë kontratën me fondin nga data 1 korrik 2015.
Sipas pikës 2 të vendimit nr. 100 të Drejtorit të Përgjithshëm, Fondi nuk duhet të nënshkruante shtojcë kontrate me farmacinë Nikol 2 për periudhën gusht-dhjetor 2015. Drejtoria rajonale e Fondit ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës ndaj këtij subjekti, por me vendimin e datës 17 tetor 2016 të prokurorit të çështjes, është vendosur pushimi i saj.

Tre ditë më vonë, me datë 21 tetor 2016, subjekti Nikol 2 ka paraqitur 2 padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë. Në padinë e parë, të gjykuar nga gjyqtari Emiljano Ruli, kompania farmaceutike ka kërkuar detyrimin e Fondit të paguajë 27 milionë lekë për detyrimin e papërmbushur kontraktual dhe kamatë-vonesë prej 0.2 %.

Padia e dytë e gjykuar nga gjyqtarja Elda Vrioni, ka pasur si objekt kërkesën e subjektit Nikol 2 për shpërblim të dëmit pasuror dhe fitim të munguar me vlerë 16.7 milionë lekë, pas prishjes së njëanshme të kontratës nga Fondi për 6 mujorin e dytë të 2016-ës.

Në shkurt 2017, gjyqtari Ruli ka vendosur në favor të subjektit Nikol 2, duke i akorduar një detyrimin kontraktor të papërmbushur prej 27 milionë lekësh dhe 3.6 milionë lekë kamatë-vonesa. Ndërkohë, padia për dëm pasuror është hedhur poshtë nga gjyqtarja Elda Vrioni. Të dy paditë janë ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit.

Auditimi i KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimi i programit Depo, i përdorur nga Fondi për regjistrimin e inventarëve, [..] zbuloi se vetëm për vitin 2015 ishin deklaruar 1.63 miliardë lekë [13 milionë euro] më shumë shitje se sa hyrje të barnave të rimbursueshëm. KLSH ia faturonte mospërputhjet si depove ashtu edhe rrjetit farmaceutik.

Sipas KLSH-së, 5 depo farmaceutike e kanë mbyllur vitin 2015 me një gjendje negative për 14 barna të rimbursueshme në shumën 1.08 miliardë lekë, çka do të thotë se :

“referuar të dhënave të sistemit janë deklaruar shitje të barnave drejt rrjetit të hapur farmaceutik më shumë se sa deklarimi në hyrje i tyre”.

Nga auditimi i programit Depo, KLSH ka konstatuar gjithashtu se regjistrohen fatura shitjeje ku sasia e barnave në faturë është më e madhe se gjendja e tyre, nuk regjistrohen të dhëna për barnat që shkojnë te subjekti që nuk kanë kontratë me FSDKSH, si dhe nuk ka kryqëzim të të dhënave të këtij aplikacioni me të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Përveç programit Depo, KLSH ka kontrolluar dhe aplikacionin Sistemi i recetave të rimbursueshme, i cili shërben për hedhjen e të dhënave të recetave fizike të rimbursimit dhe nxjerr statistika për sasinë e barnave të konsumuara, si dhe vlerat e rimbursimit për çdo bar sipas mjekut dhe farmacive.

Nga auditimi i të dhënave të programit, KLSH ka zbuluar se Fondi ka regjistruar receta për farmaci që i ka përfunduar kontrata në 264 raste si dhe janë regjistruar receta të përfituara nga pacientë që nuk rezultojnë të regjistruar në tabelën e pacientëve në 115,049 raste me vlerë 654,7 milionë lekë.

Ndërkohë, në 1,078 raste recetat janë regjistruar në sistem për mjekë të cilët nuk rezultojnë aktivë; në 1,598 raste Fondi ka regjistruar barna të dhëna mbi kufizimin e përcaktuar në listën e barnave, ndërsa në 18,614 raste janë regjistruar receta me vlerë shtesë, që kapin një vlerë prej 104.6 milionë lekësh.

“30% e kësaj vlere është ekzekutuar vetëm tek subjekti farmaceutik “Nikol 2” dhe 11.5% e kësaj shume është lëshuar vetëm nga një mjek,” shkruan KLSH./BIRN

 

Etiketa: BIRNbiznes familjarilacetmiliona euro


Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
Kryesore

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

12 Maj, 2025 8:13 pm
Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!
Kryesore

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!

12 Maj, 2025 8:06 pm
Para
“Shqiponja”/Rama nxit debatin: Kadrinj pa din e iman, kënaqeni nga shëmtia

Shqiponjës i ranë puplat

Horoskopi, 25 Shtator 2018

Horoskopi, 13 Nëntor 2018

Parashikimi i motit, ja sa do të jenë temperaturat gjatë fundjavës

Parashikimi i motit për sot dhe nesër në gjithë vendin
















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com