Një 34-vjeçar është vënë në pranga, pasi po ngiste në gjendje të dehur makinën në qytetin e Ersekës.
Policia bën me dije se 34-vjeçari nuk i është bindur efektivëve për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra në rrugë.
Mësohet se i riu M., 34 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar është ndjekur nga këto të fundit.
Pasi është ndaluar, i riu është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit, ku ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Nga testi i alkoolit, që iu bë rezultoi se 34-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur./Opinion.al