Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ikin të rinjtë! Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullsinë në dekadën e fundit

2024/05/03 at 8:22 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ikin të rinjtë! Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullsinë në dekadën e fundit

Normat e emigrimit të rinjve në Shqipëri në 10 vitet e fundit kalojnë edhe vendet që kanë përjetuar lufta të përgjakshme, atyre që jetojnë në diktuara ekstreme dhe vendeve tmerrësisht të varfra.


Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se nga viti 2013 në 2023 në vendet e bashkimit Europian kërkuan azil 64.2 mijë shqiptarë nën 18 vjeç.

Në vlerë absolute kjo shifër ishte e pesta në botë, por, në raport me popullsinë, Shqipëria kishte normën e dytë më të lartë në botë të azilkërkuesve nën 18 vjeç në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë.

Shqipëria lë pas vetëm Sirinë, që ka 266 kërkesa për azil për 10 mijë banorë. Prej katër vitesh, Siria është e përfshirë në një luftë të ashpër civile, që ka detyruar një emigrim masiv nga vendi. Ndërsa prej një dekade Shqipëria është në negociata për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe renditet në listën e vendeve të sigurta, pasi nuk është në luftë dhe është kandidate për Bashkimin Europian.

Përveç Sirisë, Shqipëria ka një diferencë me vendet që e pasojnë në renditje. Eritrea një vend diktatorial në Afrikë kishte një normë emigrimi 162.3 persona nën 18 vjeç për 10 mijë banorë, më pas në renditje vjen Gjeorgjia me 100 të rinj azilantë nën 18 vjeç për 10 mijë banorë, Iraku me 38 azilantë për 10 mijë banorë dhe Somalia me 32 (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ndonëse me një popullsi të vogël ndër vendet e origjinës së emigrantëve Shqipëria kryeson renditjen globale të azilkërkuesve të rinj në Europë edhe në numër personash.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se përgjatë 10-vjeçarit të fundit 64,215 mijë të rinj nën 18 vjeç nga Shqipëria kërkuan azil në një nga vendet e BE-së, duke e renditur vendin tonë të katërtin në botë pas Sirisë (590 mijë), Afganistanit (358 mijë), Irakut (170 mijë) dhe Turqisë (64.2 mijë), të cilat kanë qenë në luftë (përveç Turqisë) dhe kanë popullsi shumë më të madhe se Shqipëria.

Emigrimi në Shqipëria ka marrë përmasat e një hemorragjie që nuk po ndalon. Të dhënat tregojnë se vendet e tjera që kanë përjetuar flukse të larta të azilantëve në grupet e reja moshore në luftë dhe prag lufte, ndërsa në vendin tonë fenomeni është sistematik dhe po vijon edhe pse Shqipëria është vend demokratik dhe me rritje ekonomike.

Flukset më të larta të emigrimit të 18 vjeçarëve shqiptare kulmuan në vitin 2015 kur rreth 22 mijë të rinj nën 18vjec kërkuan azil në një vend të BE-se, shumica e të cilëve ishin pjesë përbërëse e familjeve, të cilat braktisën vendin në atë kohë.

Flukset ishin të larta dhe mbeten të tilla, por ti krahasojmë me të rinjtë që kanë mbetur në vend. Psh në vitin 2023 kanë kërkuar azil në BE 2,455 persona nën 18 vjeç, duke e renditur vendin tonë të katërtin në botë në krahasim me popullsinë.

Por të dhënat nga burimet vendase tregojnë se flukset e ikjeve të rinjve janë më të larta se numri i azilkërkuesve, pasi një pjesë e madhe tashmë po ikin për studime dhe të tjera, me kontrata të përkohshme ose të përhershme të punës dhe të tjerë ikin me bashkim familjar.

Pritshmëritë nga anketat mbi potencialet e migracionit tregojnë se flukset e emigrimit do të vijojnë. Vitin e fundit teksa norma e përgjithshme e papunësisë ka ardhur në rënie, papunësia tek të rinjtë është rritur.

Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal më 2023 tregoi se, 31 për qind e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi.

Por më rëndësishmja është se, 18 për qind e tyre tashmë kanë plane dhe kanë gjetur mënyrat për të ikur. Rezultatet tregojnë se emigracioni në Shqipëri është më agresiv se në të vendet e tjera pasi, në një përqindje më të madhe shqiptarët nuk dëshirojnë të emigrojnë përkohësisht por përgjithmonë./Monitor



Ju sugjerojmë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Para
“Liria e shtypit, kërcënohet nga politika”, “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria, e fundit mes vendeve të rajonit

“Liria e shtypit, kërcënohet nga politika”, “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria, e fundit mes vendeve të rajonit

Turqia ndalon tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gazë

Turqia ndalon tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gazë

Punonjëset e fabrikës në Bathore dërgohen në spital me shenja asfiksie

Autobusi përplaset me bordurën anësore në autostradën Durrës-Tiranë, plagoset një pasagjer
















TE FUNDIT

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
17 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com