Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ik b*çe, mos më çaj tr**in”, avokati i vjedh miliona klientes dhe e padit

2023/11/13 at 9:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ik b*çe, mos më çaj tr**in”, avokati i vjedh miliona klientes dhe e padit

Në Qershor të këtij viti, “Stop” transmetoi rastin e zonjës Shqiponja Mashi, e cila tregoi se në vitin 2019 në Shkodër ka qenë me vajzën me motor dhe ka bërë një aksident.


Për pasojë, vajza u dëmtua dhe ndenji 3 muaj në regjim shtrati. Zonja iu drejtua një procesi gjyqësor me avokat Ndue Gjelaj dhe arriti të fitojë dëmshpërblim në masën 54 milionë Lekë të vjetra.

Por Shqiponjës i kaluan vetëm 8 milionë Lekë. Për pjesën tjetër avokati nuk i jep shpjegime. Ndërsa përmbaruesi Rrok Deda th, se lekët i kanë kaluar te avokati.

“Stop” ritakohet me Shqiponjën, e cila tha se jo vetëm që nuk ka marrë akoma paratë e dëmshpërblimit, por avokati Ndue Gjelaj i ka bërë padi penale për shpifje.

“Unë u takova dhe njëherë me avokat Ndue Gjelën në Shtator, u takuam në një kafe. Fjala e tij ishte: zonja Shqiponja ne jemi bashkë këtu për të pirë kafe, muhabetet po i lemë këtu, vajza sa të bëjë 18 dhe një ditë unë t’i fus paret deri në kacidhen e fundit. Ia besova. Ka dy javë që ka mbushur 18, e mora në telefon. Më tha ik moj b*çe mos më çaj tr**in. Ma mbylli telefonin. Pas dy jave më erdhi letra që më kishte bërë padi penale për shpifje të “Stop”. Kam gjyqin që më ka bërë padi. Për shpifje, nuk e di çfarë kam shpifur. Vlera monetare është 19 milionë që akoma nuk m’i ka kaluar në llogarinë e vajzës”, tha ajo.

“Stop” iu drejtua avokatit i cili këmbënguli se Lekët i ka përmbaruesi gjyqësor.

Avokati Ndue Gjelaj: Se ju vini si puna e virusit, puf…, nuk vihet pa lënë një takim.

Gazetarja: Domethënë e dyta kjo! Na the virus! Një të dëmshpërblimit të zonjës dhe dy për padinë penale, që i keni bërë.

Avokati Ndue Gjelaj: Ke bërë shumë mirë, që ke ardhur. Padinë penale, që i kam bëtë unë, që shumë shpejt do ta keni dhe ju një padi. Shumë shpejt!

Gazetarja: Po, e presim, po!

Avokati Ndue Gjelaj: Nuk i ka ardhur momenti. E kam bërë, se është e drejta ime, sepse zonja ka shpifur ndaj meje.

Gazetarja: Çfarë ka shpifur?

Avokati Ndue Gjelaj: Ato, që mendoj unë, që i ka shpif, gjërat që nuk qëndrojnë.

Gazetarja: Cilat? Lekët, që nuk i ka marrë?

Avokati Ndue Gjelaj: Pse ty duhet me të dhënë llogari?

Gazetarja: Zonja është drejtuar te Stop-i, në këtë mënyrë jemi përfshirë dhe ne. Pse dëmshpërblimi i zonjës nuk i ka kaluar pagesa 50 me 50?

Avokati Ndue Gjelaj: Nuk është se nuk ia kam kaluar unë.

Gazetarja: Po ku kanë ngelur?

Avokati Ndue Gjelaj: Nuk i ka kaluar Përmbaruesi Gjyqësor. Dhe nuk i keni hetuar gjërat si duhet.

Gazetarja: Nuk i ka kaluar shoku juaj?

Avokati Ndue Gjelaj: Jo, nuk është shoku im, ai është thjeshtë një institucion tjetër, që kryen ato veprime, që ia ka dhënë ligji.

Gazetarja: Ku janë lekët avokat?

Avokati Ndue Gjelaj: Në llogarinë e Përmbaruesit.

Gazetarja: Në qoftë se lekët i ka përmbaruesi, përballu me përmbaruesin, që e ke drejtuar vetë!

Por Rrok Deda deklaroi se 42 milionë Lekë ia ka kaluar avokatit të zonjës, Ndue Gjelaj.

Përmbaruesi privat Rrok Deda: I kam kaluar aq lekë, sa i kam kaluar! Kjo është e vërtetë dhe ia kam dhënë me shifër.

Gazetarja: Sa i ke kaluar?

Përmbaruesi privat Rrok Deda: Rreth 42-43 milionë të vjetra.

Ai vuri në dispozicion edhe transaksionet bankare. Në llogarinë e avokatit janë kaluar në datën 8 Korrik 2022 shuma 10 milionë lekë të vjetra. Në datën 9 Gusht 2022 është kaluar një tjetër vlerë 10 milionë Lekë. Më 22 Gusht 2022 janë kaluar 11 milionë e 250 mijë Lekë dhe më 24 Nëntor 2022 janë kaluar 9 milionë e gjysmë lekë në llogarinë e avokatit Gjelaj./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?
Rajoni

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?

8 Qershor, 2025 8:56 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Sigurohet rehabilitimi i 3-vjeçares që i theu këmbën edukatorja

Sigurohet rehabilitimi i 3-vjeçares që i theu këmbën edukatorja

Netanyahu: Luftë deri në fund kundër Hamasit

Netanyahu: Luftë deri në fund kundër Hamasit

Ushtarët ngrenë flamurin e Izraelit në “parlamentin” e Hamasit në Gaza

Ushtarët ngrenë flamurin e Izraelit në “parlamentin” e Hamasit në Gaza
















TE FUNDIT

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?
8 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com