Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi sulmon Aurel Plasarin: Gjithë jetën kemi baltosur sho-shoqin

2016/04/09 at 7:56 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Idrizi sulmon Aurel Plasarin: Gjithë jetën kemi baltosur sho-shoqin

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i përgjigjet Aurel Plasarit, duke shprehur keqardhje për atë që e cilëson si kalërim të papritur të studiuesit në politikë.

Plasari tha se një prej çamëve që ka bashkëpunuar me nazistët është Napoleon Zerva, ndërsa Idrizi i sugjeron të lexojë sugjerimet e albanologut Robert Elsie për historinë e Çamërisë që deri më sot është shkruar vetëm prej grekëve.

“Le të kalërojë zoti Plasari në këtë fushë dhe jo atë të kritikës politike ndaj meje me një gjuhë sulmesh që e prisja nga grekët, por jo prej një intelektuali shqiptar! Gjithë jetën kemi baltosur sho-shoqin ne, shqiptarët dhe gjakprishurit janë vënë në shërbim të të huajve.”- shkruan Idrizi në faqen e tij në “Facebook”

“Zhgënjim i madh ky shkrimi i profesor Aurel Plasarit. Në fakt prisja me kureshtje ndonjë përgjigje apo fakt nga historianë grekë, qe do të përligjnin genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë duke shfarosur 20 për qind të popullsisë dhe duke pastruar etnikisht nga shqiptarët Çamërinë. E gjitha kjo ndodhi, falë një teze të montuar për bashkëpunim të shqiptarëve të Çamërisë me nazistët. Kjo tezë nuk u kundërshtua asnjëherë nga historigrafia zyrtare shqiptare për sa kohë që në fuqi ishte rregjimi kriminel komunist i Enver Hoxhës deri në vitet ’90. Eshtë mjerim i madh intelektual dhe njerëzor, është frustrim prej defiçitit të protagonizmit ajo që pashë në deklarimin e Aurel Plasarit. Nuk dua të besoj se ai s’ka kuptuar gjuhën time politike, metaforat e mia ndaj ministrit të jashtëm Bushati. Napolon Zerva mund të jetë me origjinë shqiptare, por renegatët, kombmohuesit, gjakprishurit, që bëhen ekzekutorë të genocidit janë më grekë se grekët, më shovinistë.”- shkruan Idrizi.

“Keqardhje që dikush nga fusha e letrave papritmas kalëron në politikë pas një heshtje të gjatë, duke më sulmuar mua. Historiani i djathtë me sa duket në këtë rast krejt miop, Aurel Plasari, me gjithë respektin për studimet e tij s’ka folur kurrë për Çështjen Çame. Profesori i nderuar u kujtua pikërisht sot të reagojë e me referenca greke të bëjë historianin e Greqisë dhe të më sfidojë ai në vend te kolegëve të tij Athinës. Plasari u thellua e gjeti që krimineli Napolon Zerva, i cili vrau e masakroi shqiptarët e Çamërisë qenka çam nazist, që do të thotë se grekët e Napolon Zervës i dhanë vetes të drejtë të bënin genocid mbi çamët, sepse Zerva vetë qenka bashkëpunëtor i gjermanit. Të lumtë Profesor! Paska qenë kaq e thjeshtë. Unë historinë e kam shumë për zemër, atë të Shqipërisë veçanërisht. Nga kjo e jotja rikujtova që historia mbi ne shqiptarët përsëritet. Pas të dhënave të tua, referuar historianëve grekë, po “lëkundem” mbi origjinën e Napolon Zervës, por jam plot i bindur që Napolon Zerva edhe po të ishte si thoni ju do të qe veç një gjakprishur. Doja t’i sugjeroja Plasarit të lexojë sugjerimet e albanologut Robert Elsie për historinë e Çamërisë që deri më sot është shkruar vetëm prej grekëve. Le të kalërojë zoti Plasari në këtë fushë dhe jo atë të kritikës politike ndaj meje me një gjuhë sulmesh që e prisja nga grekët, por jo prej një intelektuali shqiptar! Gjithë jetën kemi baltosur sho-shoqin ne, shqiptarët dhe gjakprishurit janë vënë në shërbim të të huajve.”- shkruan Idrizi.

Dy ditë më parë kreu i PDIU-së akuzoi si të dobët vizitën në Greqi të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, pasi sipas tij, nuk e ngriti për diskutim “çështjen çame”. Idrizi kërkoi nga Bushati që të bisөdojë me homologun e tij grek, me faktin se asnjë çam nuk ka bashkëpunuar me nazistët. Por në vend të ministrit, përgjigjen ia ka kthyer Plasari në “Facebook”, ku shkruan se një prej çamëve që ka bashkëpunuar me nazistët është pikërisht Napoleon Zerva. Plasari kritikon Idrizin si kryetar të partisë çame dhe madje shkon dhe me tej duke e quajtur deputetin, kapadai injorant

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
VideoSTOP/ Aksidentohet polici në turnin e punës, si jepet dëmshpërblim…

VideoSTOP/ Aksidentohet polici në turnin e punës, si jepet dëmshpërblim...

VideoSTOP/ Gjendja civile e regjistron emrin e djalit në gjininë femërore

VideoSTOP/ Gjendja civile e regjistron emrin e djalit në gjininë femërore

Kush e kërcënoi Arian Çanin gjatë intervistës me Encën

Kush e kërcënoi Arian Çanin gjatë intervistës me Encën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com