Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

IDMC: Mediat sociale, nostalgji dhe vlerësim mbi periudhën komuniste

2025/02/24 at 7:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
IDMC: Mediat sociale, nostalgji dhe vlerësim mbi periudhën komuniste

Në Tiranë, sipas një studimi të Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, mediat sociale kanë qasje nostalgjike ndaj periudhës komuniste të Shqipërisë dhe janë të përqëndruara në vlerësimin e saj, ndërsa mediat tradicionale janë më neutrale dhe analitike në raportimet mbi të kaluarën. Studiuesit theksuan se teknologjitë e reja kanë sjellë sfidën e manipulimit të lehtë me ngjarjet historike, ndërsa masat përballë nostalgjive të komunizmit janë të pamjaftueshme. Ish i përndjekuri politik, Sokol Mirakaj, thotë në një prononcim për Zërin e Amerikës, se nostalgjive për diktaturën shqiptare u shërbejnë me zell tani në demokraci, ata që ishin bashkëpunëtorë të saj para vitit 1991.


Studimi zbuloi se mediat online krijojnë një perspektivë të ndërmjetme në shkrimet për të kaluarën komuniste, duke gërshetuar analizat me historitë personale, platformat mediatike OTT janë më pak shkencore, televizionet janë më neutralë, ndërsa rrjetet sociale e vlerësojnë periudhën e komunizmit.

Nga monitorimi i një serie mediash të shkruara, televizive dhe elektronike gjatë nëntorit dhe dhjetorit të kaluar doli se periudhat për të cilat shkruhet më shumë nga historia janë vitet 1941 – 1944 dhe 1961 – 1981, kryesisht në materiale përkujtimore më së shumti të ngarkuara me lavdërime ose akuza, ku mungojnë këndvështrimet alternative të balancuara, por përmbajtja është ose pozitive ose negative.

Studiuesi Artan Fuga thotë se historiani i periudhës komuniste shkruante për pushtetin, ndërsa ky i sotmi shkruan për klikimet, teknologjitë e reja sjellin lehtësitë e manipulimit, dhe ndikimi tek përmbajtja e ngjarjeve historike është një sfidë që duhet trajtuar.

“Duhet që agjenda e kërkimit shkencor të përputhet me agjendën e shqetësimit të shoqërisë. E dyta, ne nuk kemi media të profilizuara në histori, as televizione, as emsione, as revista, as shtyp. Nëse nuk bëhen këto, historia është e mbaruar. Dhe e treta, siç na del nga studimet në department, ne nuk kemi gazetarin e profilizuar për raportimin e historisë”, thotë zoti Fuga.

Sokol Mirakaj, ish i përndjekur politik gjatë diktaturës komuniste, thotë për Zërin e Amerikës, pasi ndoqi konferencën gjatë Ditëve të Kujtesës, se të dhënat për nostalgjikët janë për të ardhur keq, janë po ata që i shërbyen regjimit para vitit 1991, dhe se gjendja në Shqipëri nuk mund të ndryshojë pa u ndryshuar mendësia e njerëzve, mbi çështje si hapja e dosjeve të sigurimit famëkeq e deri tek largimi prej administratave publike dhe politike i bashkëpunëtorëve të regjjmit komunist, siç u bë në shtete të tjera ish komuniste

“Të them të drejtën, është një konstatim i frikshëm ky rikthimi i nostalgjisë. Është për t’u habitur deri në një farë mase, jo fort. Ndryshimet në Shqipëri erdhën nëpërmjet dorës së atyre që i kishin bërë këto të këqija dhe që lanë prapa vazhdën e njerëzve të tyre gjithkund. Për një farë kohe këta njerëz u tulatën dhe heshtën, sepse menduan që ky ndryshim do t’i përmbyste edhe ata. Por kur e panë që ndryshimi jo nuk i përmbysi, po i ushqeu, i riorganizoi, i rifrymëzoi, ata dolën sërish në shesh”, tha zoti Mirakaj.

Drejtuesi i Delegacionit të BE-së, ambasador Silvio Gonzato, tha në konferencën Media dhe Kujtesa, organizuar nga IDMC-ja dhe Fakulteti Histori-Filogjisë në UT, se trajtimi i të kaluarës është një investim për të ardhmen, sepse brezat e rinj duhet të kuptojnë që zhdukja, përndjekja gjatë regjimit komunist ka prekur shumë njerëz, dhe këto padrejtësi nuk duhen harruar.

“Një vlerësim i qartë i sinqertë i së kaluarës komuniste të Shqipërisë është thelbësor, jo vetëm për drejtësinë, por edhe si një themel për një të ardhme demokratike dhe evropiane. Forcimi i shtetit ligjor është në thelb të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Do të thotë t’i jepet përparësi të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe pajtimit. Media ka një rol thelbësor në përshkrimin e ngjarjeve historike, por tani sfida serioze janë përballë, teksa mediat sociale kanë shtuar rreziqet e keqinformimit dhe manipulimit mbi temat e të kaluarës”, tha ambasadori i BE-së, Gonzato, i cili theksoi se liria e shprehjes duhet të shkojë paralel me shkrime të mbështetura fort mbi faktet.

Ndërsa zoti Mirakaj thotë se nga një anë nostalgjikët lavdërojnë diktaturën dhe nga ana tjetër fshehin dhe mbulojnë krimet e saj me propagandë, duke përdorur mjetet moderne të komunikimit për gënjeshtrat dhe hipokrizitë e tyre. Ai thotë se asnjë prej autorëve të diktaturës nuk u dënua, ndërsa të përndjekurit duan drejtësi dhe ajo më tej sjell faljen dhe paqen sociale

“Njerëzit që i bënë ato të këqija lanë prapa trashëgimtarët e tyre, që janë me po të njëjtën mendësi, me moshë shumë më të re dhe, për fat të keq, edhe me xhepat plot, të gatshëm për të bërë gjithçka. Kurse klasa tjetër, klasa ime, e ashtuquajtur e përmbysur, ka mbaruar dhe nuk ka më. Nuk e lanë as të marrë kulturë, as të ketë pasuri, as të ketë rreth, as të ketë shoqëi. Do të duhen shumë e shumë kohë dhe energji, që ajo ta marrë veten e të kthehet siç ishte, një shtresë dinjitare dhe atdhetare”, tha zoti Mirakaj.

Nostalgjia për regjimin komunist dhe vazhdimi i propagandës së vjetër komuniste edhe pas 3 dekada demokraci bëhen shpesh temë e studimeve në fushën e shkencave të komunikimit., ku vazhdimisht del në pah konstatimi që njerëzit e atij regjimi po përdorin mediat e demokracisë për të shumëfishuar nostalgjinë e diktaturës, ndërsa studiuesit vërejnë që masat përballë kësaj sfide janë të pakta dhe të pamjaftueshme./VOA



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
Plagosja e Elvis Halilajt, policia vë në pranga 3 persona

Plagosja e Elvis Halilajt, policia vë në pranga 3 persona

Në Kosovë përkujtohet nisja e luftës në Ukrainë

Në Kosovë përkujtohet nisja e luftës në Ukrainë

Çfarë e shkaktoi vdekjen e 3-vjeçarit dhe gjendjen kritike të së motrës? Gazetarja jep detajet e reja nga ngjarja

Çfarë e shkaktoi vdekjen e 3-vjeçarit dhe gjendjen kritike të së motrës? Gazetarja jep detajet e reja nga ngjarja
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com