Turistja e cila u mbyt sot në ujrat e Radhimës quhet Rovena Mejsukova dhe është nga Cekia. Ka qenë një telefonatë rreth orë 11:05, që ka dhënë alarmin në Sallën Operative Vlorë duke njoftuar se, në vendin e quajtur Rexhina në Radhimë, është mbytur një grua.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka konstatuar një shtetase femër, turiste, 60 vjeç, ende e paidentifikuar e cila është futur në det për tu larë dhe ka humbur ndjenjat, bëjnë me dije burime nga Policia.
Edhe pse i është dhënë ndihmën e parë nga pushues të rastit, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.