Gruaja e cila është gjetur një ditë më parë e mbytur në plazhin e Durrësit është identifikuar. Sipas policisë, viktima është shtetësja A.H. 40 vjeç, banuese në lagjen Nr. 14, Durrës.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se 40-vjeçarja është vetëmbytur. Gjithashtu mësohet se ajo kurohej nga depresioni në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Trupi i pajetë i saj u gjet në plazhin e Durrësit rreth orës 17:15 të ditës së djeshme në drejtim me Pistën e Vogël./Klan