Londra u trondit dje nga një sulm terrorist me thikë ku mbetën dy persona të vrarë.
Autori është identifikuar si Usman Khan, 28 vjeç me origjinë nga Pakistani.
Ai ishte i burgosur me tetë persona të tjerë të një grupi terrorist të inspiruar nga Al-Kaida. Ai ishte i dënuar me 8 vjet burgim për shkak të planifikimit të një “trajnimi terrorist ushtarak” në Pakistan.
“Ky person është i njohur për autoritetet për shkak se ishte i ndaluar në vitin 2012 lidhur me organizimin e kërcënimeve terroriste”, deklaruan autoritetet.
Khan u qëllua nga autoritetet pas sulmit me thikë ndaj qytetarëve në Londër, ku la të vdekur dy prej tyre.
Londra ishte pre e sulmeve edhe në vitin 2017, kur tre militantë kishin hyrë me një kamionetë duke goditur kalimtarët. Tetë persona ishin vrarë dhe plagosur 48 tjerë. /Opinion.al