Mediat italiane kanë publikuar fotot e 4 viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi gjatë natës në Guidonia të Italisë, mes tyre dy vajza shqiptare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 3:00 të mëngjesit të së dielës në komunën e Guidonës, afër Romës.
Viktimat, Xhesika Gjanaj, 19 vjeçe dhe Ambra Shailiani, 18 vjeçe, të dyja shqiptare ndodheshin në sediljen e pasme të automjetit tip ‘Mini Cooper’, ndërsa dy djemtë, Federico Baldi, 18 vjeç dhe Riçardo Murdaca 19 vjeç para.
Automjeti “Mini Cooper” me të cilin po udhëtonin 4 të rinjtë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 2 vajzave shqiptare dhe 2 italianëve.
Nga hetimet paraprake mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë, ndërsa dyshohet se njëri nga të rinjtë italianë që drejtonte makinën të ketë konsumuar alkool.
Trupat e viktimave janë transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Romës për t’u bërë autopsia