Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ida, një vrasje që shpërthen vetminë e gruas në hall

2016/04/11 at 7:51 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Fëmijët në mes janë tepër

Nga PREÇ ZOGAJ


Ka vrasje e vrasje, por kjo e gruas njëzetenëntëvjeçare, Ida Dervishi, nënë e dy fëmijëve të vegjël, të bën të mbash frymën, të tregon me gisht ngado që të sillesh.

Ndryshe nga disa gra që pengohen nga frika apo nga disa skrupuj pa sens për të denoncuar dhunën e burrave të tyre, Ida kishte trokitur me guxim në dyert e Policisë dhe Gjykatës, kishte njoftuar me zë të lartë se jeta e saj ishte në rrezik, e kishte konsumuar në aulën e drejtësisë kryengritjen e saj kundër poshtërimit, kishte fituar një vendim të favorshëm nga trupi gjykues, kishte pritur pas kësaj dorën e zyrtarëve të shtetit që paguhen për zbatimin e ligjeve dhe mbrojtjen e jetëve njerëzore.

Por këta nuk u panë të vinin kurrë, kurrë. Jeta e saj kishte përfunduar pas kësaj më keq se më parë nën terrorin e armës së njohur të burrit, që katër ditë më parë hapi zjarr mbi të duke e lënë të vdekur në derën e shtëpisë. Një vrasje që shpërthen me çmimin e tragjedisë vetminë e tmerrshme dhe kapitullimin e gruas në hall; shpërthen bashkëfajësinë e institucioneve dhe komunitetit në fatkeqësinë e individit; shpërthen kalbëzimin e sistemit në hallkën kyçe, që është ajo e mbrojtjes së jetës së personit! Shumë kolegë kanë shkruar për një vrasje të paralajmëruar si në romanin “Kronika e një vdekjeje të paralajmëruar” të nobelistit kolumbian, Garsia Markez, ku të gjithë e dinë se personazhi Santiago Nasari do të vritet dhe askush nuk ngrihet për ta parandaluar. Paralelizmi qëndron, por vrasja e Idës është më e rëndë. Ajo nuk përfshin vetëm mjedisin shoqëror, rrugicën apo lagjen ku bashkëfajësia mbetet anonime.

Vrasja e Idës përfshin në radhë të parë institucionet e shtetit ku bashkëfajësia nuk mund të jetë anonime, por mund të adresohet. Ja pse paralel me procesin penal kundër vrasësit, një hetim dhe një drejtësi tjetër duhet të nisë me urgjencë. Një drejtësi që nënkupton pikësëpari përgjegjësitë e zyrtarëve që kanë ndihmuar me veprimet dhe mosveprimet e tyre që tragjedia të ndodhë. Një drejtësi që nënkupton një vrasje të fortë ndërgjegjeje për njerëzit e politikës.

Tre vjet më parë, në bazë të kallëzimit të viktimës, gjykata ka marrë vendim për vënien e saj nën mbrojtjen policore. Në të njëjtin vendim burri dhunues, që rezulton të ketë qenë edhe pengmarrësi i gruas, urdhërohet të mos i afrohet asaj më afër se pesëqind metra. Ku shkon dhe ku ka shkuar ky vendim? Kujt i dorëzohet dhe kujt i është dorëzuar ky vendim? Kush përgjigjet në Shqipëri për ekzekutimin e këtyre vendimeve? Kush e ndjek dhe kush e ka ndjekur në vijimësi ekzekutimin e tij? Zyrtari i parë i lartë që duhet të investohet për këtë lloj hetimi dhe transparence është ministri i Drejtësisë, zoti Manjani, i cili, përveç shtytjeve të detyrës, besoj se ka edhe frymëzimin njerëzor për ta bërë këtë. Vendimi është zbatimi.

Vendimi i pazbatuar apo i pazbatueshëm është vdekja e gjykatës. Vendimi i pazbatuar kthehet në një fatkeqësi të dyfishtë për palën që e ka fituar, sepse dyfishon hakmarrjen e palës që ka humbur. Kush ka për të marrë hak dhe kush ka në gjak dhunën është gjithnjë në avantazh në krahasim me institucionet dhe zyrtarët e shtetit që nuk veprojnë për zbatimin e ligjit. Kjo ka ndodhur me gardistin vrasës Admir Dervishi.

Të ngriheshin leshrat përpjetë duke lexuar dje në gazetën “Panorama” intervistën e Feride Spahisë, nënës së Idës. Me dhimbjen dhe çiltërsinë e një nëne të goditur në gjënë e saj më të shtrenjtë, ajo tregonte odisenë e një vendimi gjykate që nuk u zbatua kurrë, rrjedhimisht kronikën e një shteti rrumpallë, ku ligji është një copë letër pa vlerë, ndërsa pashpirtësia gjendje. Sipas rrëfimit të Ferides, një oficer i Gardës së Republikës i kishte kërkuar Idës të shkonte t’ia dorëzonte në një kafe ose ta linte në sportelin e Gardës vendimin e Gjykatës ku urdhërohej marrja e saj në mbrojtje! Nga komisariati numër katër i kërkonin të njëjtën gjë! Gardisti dhunues që ishte urdhëruar të mos i afrohej nën pesëqind metra gruas së dhunuar shkonte dhe e kërcënonte te shtëpia e nënës së saj me revolen e shtetit në brez, godiste dyert dhe xhamat.

Të gjitha këto do të dukeshin lajthitje po të mos ketë ndodhur tragjedia. Por fatkeqësisht, dëshpërimisht, poshtërsisht, duhet të derdhet gjak dhe të pushojë së rrahuri një zemër gruaje për të besuar gjëra kaq të thjeshta. Kryeministri Rama, ministri Manjani dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka në vartësi Policinë dhe Gardën, kanë detyrimin të identifikojnë me emër e mbiemër dhe të ndëshkojnë me masat e merituara personat përgjegjës në këtë “telefon të prishur”, vdekjendjellës e vdekjeprurës, që i thotë vetës shtet.

Ka disa pyetje të thjeshta: Nuk e çon vetë Gjykata në Policinë e Shtetit vendimin e saj për marrjen në mbrojtje të gruas së cilës i rrezikohet jeta? Nuk shkon në rrugë zyrtare ky vendim në vendin e punës ku punon dhunuesi, por i kërkohet të dhunuarës ta dorëzojë?

Çfarë është vendimi i Gjykatës në Shqipëri, një copë letër, një indugjencë që i jepet në dorë si një gjë private palës paditëse, apo një dokument zyrtar i detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjitha palët? I shtroj këto pyetje pikësëpari nga dufi. E di se ligjet dhe rregullat i kemi në rregull, por ato janë kot. Ligji i ligjeve rëndom është interesi i vogël apo i madh i lukunisë së brerësve dhe abuzuesve në piramidën e institucioneve tona. Ku jeta e qytetarëve të pambrojtur ka dalë tepër dhe nëse u mbijeton të ligave e fatkeqësive, kjo ndodh falë zakoneve dhe rastit.

Jo falë ligjeve dhe rendit publik. Vrasja mizore e Idës është një thirrje për analizë dhe shkundje në Policinë e Shtetit dhe në Gardën e Republikës. Përgjegjësia kërkon emra, kërkon shkarkime, kërkon dorëheqje, kërkon reflektime dhe korrigjime. Pa këto, vrasjet e tjera janë në radhë. Mirë që e paska marrë, po si e ka mbajtur Garda në punë një person që dënohet nga gjykata për ushtrim dhune ndaj gruas? A ka më rregulla për rekrutimin e personave në detyra të tillë delikate? A ka më verifikim të sjelljes në punë, në familje dhe shoqëri të punonjësve që merren e mbahen nën uniformë? Si është lejuar një recidivist të mbajë armën e institucionit në shtëpi dhe të arrijë pastaj deri atje sa të vrasë gruan prapa krahëve në shtatë të mëngjesit në sy të fëmijëve? Posaqë e kishte dellin kriminal, mund ta kishte bërë edhe me mjete të tjera, pa qenë punonjës i Gardës. Por ne flasim këtu për statusin e punonjësit të shtetit, për lehtësirat që krijon ky status, për njollën që merr institucioni kur një punonjës i tij kryen një krim. Dje u njoftua se Garda do të detyrojë punonjësit e saj të shprehen në një formular për problemet që kanë në familje dhe me të tjerët. Ky është një vendim i drejtë që vjen në reflektim të vrasjes së Ida Dervishit. Por besoj se ka pasur e ka gjithnjë gjëra që dihen, pa qenë nevoja e mbushjes së formularit. Një vendim gjykate në ngarkim të punonjësit apo një konflikt që bëhet objekt shqyrtimi në polici merret vesh gjithmonë. Zyrat e burimeve njerëzore për këtë janë në gjithë botën. Nuk është ndërhyrje në jetën private administrimi i informacioneve që infektojnë avantazhet që merr oficeri i policisë apo çdo punonjës nga institucioni ku punon. Në fund të fundit, respekti ndaj gruas dhe përmbushja e detyrimeve ndaj familjes është tregues shumë i rëndësishëm i figurës morale të punonjësit.

Përgjegjësia pra, ka qenë dhe është aty, në Gardë, në Polici, në Gjykatë ndoshta. Konkretizimi me emra vlen më shumë se qindra konferenca dhe formularë. Është ngushëllimi i vetëm për jetimen që vrapoi në dyert e pushtetit për të kërkuar shpëtim, por pushteti, i mbërthyer prej pashpirtësisë, ia ktheu mbrapsht padronit të saj vrasës. Është rruga e vetme për të parandaluar tragjeditë e tjera të ngjashme brenda mureve ku ekzistenca e një numri jo të vogël grash përpëlitet në kufi të nënshtrimit, skllavërimit dhe zhdukjes. /Botuar në gazetën “Panorama”



Ju sugjerojmë

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë
-U tha në Opinion

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë

18 Qershor, 2025 10:37 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Para
Video ekskluzive/Ja ç’ndodh në shtëpinë e Enver Hoxhës natën e vdekjes

Video ekskluzive/Ja ç'ndodh në shtëpinë e Enver Hoxhës natën e vdekjes

Video/ Ja si shqiptarët qanin me zë vdekjen e Enver Hoxhës, Prill 1985

Video/ Ja si shqiptarët qanin me zë vdekjen e Enver Hoxhës, Prill 1985

Katër ditë që tronditën Shqipërinë!

Çfarë nuk u tha për Helikopterin e rrëzuar?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
18 Qershor, 2025

Sinjalistika e qarkullimit rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të madh si pasojë e numrit të lartë të...

Lexo më shumë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com