Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ICITAP trajnon punonjësit e AMP/ Balla: Në 7 muaj kemi Shefa Komisariati të kapur ‘me presh në duar’

2024/02/29 at 6:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
ICITAP trajnon punonjësit e AMP/ Balla: Në 7 muaj kemi Shefa Komisariati të kapur ‘me presh në duar’

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi nga AMP-ja të ngrejë stekën në goditjen e korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit, duke tejkaluar nivelin e derisotëm të shefave të Komisariatit.

Deklarata u bë në ceremoninë e certifikimit të punonjësve të trajnuar nga ICITAP në radhët e AMP.

“Kur erdha në korrik ju pyeta për Drejtorë dhe Shefa Komisariatesh të proceduar nga ana juaj. Më vjen mirë që në këto muaj kemi patur shefa Komisariati apo shefa Sektori të Policisë së Shtetit të kapur me presh në duar, por duhen edhe më shumë rezultate, edhe në nivele më të larta”, deklaroi ministri.

Deklarata e Ballës paralajmëron një tërmet në rangjet e larta të Policisë dhe se tashmë nuk është i paprekshëm, e madje mund të ketë edhe supriza në të ardhmen.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Brendshme ishin të pranishëm, I Ngarkuari me Punë i SHBA-ve në Tiranë, Wisner, deputetë e zyrtarë të MB-së, drejtuesit e misionit ICITAP etj.

Balla evidentoi gjithashtu se AMP ka 50% më shumë referime në këto 7 muaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me pothuaj 2 herë më shumë punonjës policie të referuar, 257, ndër ta 78 punonjës të arrestuar apo me masa sigurie.

“Edhe kjo është domethënëse. Por duhen më shumë rezultate. Kalojeni pragun e shefave të komisariateve,” theksoi Balla në fjalën e tij.

Në lidhje me punën e AMP, Balla tha se “keni gjithë mbështetjen, që kjo strukturë civile dhe inteligjente të kontrollojë veprimtarinë e plotë në përputhje me ligjin dhe Kodin Etik të Policisë, Gardës dhe Shërbimit zjarrfikës. Do bëj gjithçka që t’ju mundësojmë trajtimin e duhur financiar dhe t’ju përfshijmë në programet mbështetëse, si ai kredive të shtëpive”.

Ai shprehu mirënjohjen për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, agjencitë e saj, Ambasadën në Tiranë, duke nënvizuar asistencën e vazhdueshme të programit ICITAP në Shqipëri, në fuqizimin, modernizimin dhe në konsolidimin e kapaciteteve hetimore të Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore u ngrit më shumë se 30 muaj më parë me një ligj të punuar bashkë me partnerët ndërkombëtarë, e në Parlament e kemi konsideruar si një ligj të rëndësisë së veçantë, të cilin e njoh mirë dhe e kam mirë parasysh sa pritshmëri kemi pasur kur e kemi miratuar”, tha ministri./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Para
VIDEO/ Me flamurin kuqezi dhe këngë për sulmuesin shqiptar, tifozët turq: Të duam Rey Manaj

VIDEO/ Me flamurin kuqezi dhe këngë për sulmuesin shqiptar, tifozët turq: Të duam Rey Manaj

PE: Mungesa e suksesit në dialogun Kosovë-Serbi dëmton besueshmërinë e BE-së

PE: Mungesa e suksesit në dialogun Kosovë-Serbi dëmton besueshmërinë e BE-së

Ishte në ndjekje të një personi, polici qëllohet me dy plumba në Tiranë

Një person me kallashnikov grabit supermarketin në Kavajë

TE FUNDIT

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
8 Qershor, 2025

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Madridit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com