Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ibrahimaj: Veç rritjes së pagës minimale, këto kategori punonjësish do të subvencionohen

2023/03/01 at 6:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ibrahimaj: Veç rritjes së pagës minimale, këto kategori punonjësish do të subvencionohen

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka shpjeguar më në detaje në studion e Klan News, vendimin e qeverisë për rritjen e pagës minimale.


Ibrahimaj tha se vitin e fundit ka pasur një tendencë për rritjen e pagës minimale dhe nga bizneset, duke qenë se është shtuar kërkesa për punonjës.

“Si asnjëherë tjetër ne vitin e kaluar rritëm pagën minimale, morëm dy vendime, njëri është ai tradicional në pranverë dhe një tjetër për rritjen në vjeshtë. Ne kemi vendosur që edhe në vitet në vijim, paga minimale të rritet sepse ekonomia shqiptare ka nevojë për stimul, për të stimuluar të ardhurat e disponueshme të atyre familjarëve që janë me paga të ulëta. Ne presim që inflacioni të bjerë gjatë 2023, megjithatë çmimet nuk duhet të ulen më në nivelin që kanë qenë. Është detyra jonë që kjo rritje çmimesh tek ato familje me të ardhura të ulëta të mos ndikojë në cilësinë e jetës që ato bëjnë.

Nga ana tjetër, ky vendim është marrë i konsultuar me disa shoqata biznesi, tregu i punës përcaktohet nga kërkesa e oferta. Ka pasur një rritje të kërkesës për të punësuar dhe oferta është tkurrur pasi sigurisht kemi pasur lëvizje migratore, me synimin tonë për të pasur lëvizje të lirë të punës dhe kapitalit. Bizneset përgjithësisht kanë marrë vendimin për rritjen e pagave, bëhet fjalë për bizneset në terësi”, u shpreh ministrja.

Ibrahimaj tha po ashtu se po ashtu do të subvencionohen disa kategori punonjësish në sektorin e industrisë përpunuese, ai bujqësor dhe i pyjeve e peshkut. Sipas saj, qëllimi është që në vitin 2025, paga minimale të shkojë në 45 mijë lekë.

“Paga mesatare është rritur me 6 mijë lekë, 12.3% krahasuar me vitet e kaluara. Ka një tendencë të rritjes së pagave. Qeveria mund të ndikojë vetëm me pagat minimale dhe pagat në sektorin publik, ne po përgatisim një paketë për këtë. Në sektorë të caktuar, forca punëtore është e kualifikuar dhe meritojnë pagat më të larta. Ka sektorë të ndryshëm që kanë një specializim të lartë të punonjësve, kjo është arsyeja pse bizneset e kanë marrë më parë vendimin, përshembull në sektorin e fasonëve.

Tregu i punës ndikohët nga shumë faktorë, nuk është vetëm çmimi që ndikon zgjedhjen e një pune megjithatë është faktor determinant. Ne synimin kryesor e kemi që të garantojmë që pagamarrësit të bëjnë një jetë më të denjë dhe të përballojnë rritjen e çmimeve. Siç thashë, paga minimale synojmë që të shkojnë në 45 mijë lekë deri në vitin 2025, nuk është një politikë që mbaron këtu. Morëm vendimin edhe për subvencionimin e disa kategorive të punonjësve. 1600 lekë për punonjës, kontributet për sigurimet shoqërore për ta do qëndrojnë sa ishin. Kategoria e manifakturës, agro-përpunimi pra fabrikat e mëdha që hyjnë industrinë përpunuese dhe sektori bujqësor, i peshkimit dhe pyjeve”, përfundoi ministrja./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

4 Tetor, 2025 8:44 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në 0 gradë sot

4 Tetor, 2025 8:41 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 tetor 2025

4 Tetor, 2025 8:25 am
Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

3 Tetor, 2025 10:00 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

3 Tetor, 2025 9:21 pm
Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Sport

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

3 Tetor, 2025 8:54 pm
Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat

3 Tetor, 2025 7:55 pm
Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve
Bota

Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve

3 Tetor, 2025 7:44 pm
Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Politikë

Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

3 Tetor, 2025 6:44 pm
Para
Qëlloi ndaj familjarëve të ish-gruas, del fotoja, ky është autori i krimit

Vrau tre gra në Tiranë, arrestohet Dan Hutra

Publikohet fotoja e Dan Hutrës pas arrestimit, vrasësit të tre grave

Publikohet fotoja e Dan Hutrës pas arrestimit, vrasësit të tre grave

COVID-19 në Shqipëri/ 12 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 17 të infektuar në 24 orët e fundit
















TE FUNDIT

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e sotme Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në 0 gradë sot

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
4 Tetor, 2025

Parashikimi i motit për vendin tonë sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. E Shtunë 04 Tetor 2025 Shkodër 8...

Lexo më shumë

Horoskopi, 4 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
4 Tetor, 2025

Dashi Motivimi dhe energjia shtesë që kishe në fillim të javës ka nisur të zbehet. Ajo që më parë të...

Lexo më shumë

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
3 Tetor, 2025

Persona të bllokuar nga reshjet e dëborës në zonën e Bjeshkës së Javorrit, Njësia Administrative Fierze, ndodhen në gjendje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com