Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ibrahimaj: Ekonomia në 2022-shin u rrit 4.84%, ka tejkaluar parashikimet e ministrisë

2023/03/31 at 11:15 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ibrahimaj: Ekonomia në 2022-shin u rrit 4.84%, ka tejkaluar parashikimet e ministrisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat ka bërë të ditur se rritja ekomonike në vitin 2022 ka rezultuar në nivelin 4,84 %.

Gjatë fjalës së saj Ibrahimaj theksoi se kjo rritje ka tejkaluar parashikimet e ministrisë, ndërsa theksoi se të ardhurat në total janë rritur me 13,8 %.

Ndër të tjera, ministrja tha se ka reduktim të ndjeshëm të borxhit publik që në vitin 2022 ka shënuar 64,6%.

“Rritja ekonomike për vitin 2022, rezultoi në nivelin 4,84%. Kjo rritje ka tejkaluar parashikimet e ministrisë. Ministria e Financave parashikonte një rritje prej 3,7%. Rritja ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët e ekonomisë. Monitoruam konsumin gjatë gjithë vitit dhe kemi marrë masa mbështetëse me qëllim që të ardhurat e tyre të mos uleshin, që konsumi të mos ndikohej nga rritja e inflacionit. Gjatë vitit 2022, konsumi i popullatës u rrit me 7.13 %. Kemi pasur një ecuri të mirë, të pandikuar nga çmimet, qoftë të konsumit dhe të investimeve. Në shifrat totale, ka pasur ndikim dhe rritja e sektorit të turizmit. Kemi pasur një rritje me më shumë se 1 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në krahasim me 2019 që është cilësuar viti më i mirë i turizmit në vend. Të ardhurat në total gjatë 2022 janë rritur me 13,8%. Janë ndikuar nga ecuria e të gjithë të ardhurave.

Inflacioni mesatar gjatë vitit ka qenë 6.7 %. Nëse krahasojmë rritjen e të ardhurave, kuptohet se kjo rritje nuk vjen vetëm nga rritja e çmimeve, por edhe aktiviteti ekonomik i ndërmarrjes në sektorë të ndryshëm, nga mirëadministrimi i lidhur me reformën e fiskalizimit.

Norma e zyrtare e papunësisë arriti në 10,8%. Niveli i punësimit ka ardhur në rritje, ku në 3 mujorin e 4 të vitit 2022, ka arritur në nivelin e 66,5 %. Krizat që ekonomia ka kaluar në punësim janë tejkaluar.

Piku i inflacionit për 2022 në muajin Tetor kur norma arriti 8,3 % e që nga ai moment ka ardhur në ngadalësim. Gjatë 2022, kemi shfaqur inflacionin më të ulët, kjo është ndikuar nga politikat që kemi marrë për mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kjo ka ndikuar në kosto. Paga mesatare është rritur në 66 mijë Lekë në 3-mujorin e katërt të 2022-shit.

Me të dhënat më të fundit, borxhi publik për 2022, shënoi 64,6%. Pra, kemi reduktim të ndjeshëm të borxhit publik gjatë 2022-shit”-tha Ibrahimaj.

Etiketa: 2022ekonomiaibrahimaj

Ju sugjerojmë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
Bota

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

27 Janar, 2026 10:36 pm
Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
Politikë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

27 Janar, 2026 9:38 pm
VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
Bota

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

27 Janar, 2026 9:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 Janar, 2026 8:48 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
Bota

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

27 Janar, 2026 7:56 pm
Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
Bota

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

27 Janar, 2026 7:01 pm
Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
Bota

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

27 Janar, 2026 6:56 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Para
Hodhi foshnjën e saj në lumin Kir, kush është 32-vjeçarja (EMRI)

Përplasin qëllimisht me makinë kunatin e tyre, arrestohen dy vëllezërit

Ibrahimaj: Ekonomia në 2022-shin u rrit 4.84%, ka tejkaluar parashikimet e ministrisë

Amnistia fiskale, Ibrahimaj: Po vijojmë konsultimet me ndërkombëtarët

Pagesat për inceneratorët, Ibrahimaj: Do vijojnë, s’ka vendim nga gjykata për t’i ndaluar

Pagesat për inceneratorët, Ibrahimaj: Do vijojnë, s'ka vendim nga gjykata për t'i ndaluar

TE FUNDIT

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
27 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, ka komunikuar me homologun rus, Andrey Belousov, duke i thënë se dy vendet...

Lexo më shumë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
27 Janar, 2026

“Kapacitetet tona këto janë 12, 13, 15 milionë njerëz të pritur në harkun e një viti ajo që duhet të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
27 Janar, 2026

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com