Delina Ibrahimaj deklaron se nuk është shkarkuar nga posti i ministres së Financave dhe Ekonomisë.
Në një reagim për mediat para se të futej në mbledhjen e Asamblesë Konbëtare të PS, Brahimaj thotë se as nuk është shkarkuar dhe as nuk ka dhënë dorëheqjen.
Sipas saj, lajmet në media për shkarkimin nga detyra e ministres nga kryeministri Edi Rama, janë thashetheme vere.
“Nuk jam shkarkuar, as kam dhënë dorëheqje, është koha e thashethemeve të verës. Nuk jam shkarkuar.”, tha ajo.