Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I zuri gjumi në sëndukun ku mbanin lodrat, vdesin binjakët 4-vjeçarë në Florida

2023/09/06 at 11:14 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I zuri gjumi në sëndukun ku mbanin lodrat, vdesin binjakët 4-vjeçarë në Florida

Dy fëmijë të moshës 4-vjeçare kanë vdekur në mënyrë tragjike në Florida, pasi i zuri gjumi të përqafuar në një sënduk të madh prej druri, ku prindërit fusnin lodrat e tyre.

Autoritetet thonë se dy fëmijët nuk reagonin në shtëpi në Jacksonville, tha Zyra e Sherifit të Jacksonville në një deklaratë. Pavarësisht “përpjekjeve për t’i ringjallur, ato u shpallën të vdekur”, shtoi policia.

Vdekjen e fëmijëve e ka konfirmuar nëna e tyre me një postim në rrjetet sociale, ku shprehet e shqetësuar për ngjarjen absurde dhe përshkruan rrethanat në të cilat ka ndodhur tragjedia.

Në një postim në Facebook të dielën, nëna Sadie Myers tha ishte në punë të premten mbrëma kur burri i saj, Don Starr, i vuri në shtrat binjakët Aurora dhe Kellan dhe dy vëllezërit e tyre më të mëdhenj. Starr punonte gjatë ditës dhe Myers punonte natën në mënyrë që të mund të mbulonte shpenzimet e mëdha.

“Kur u ktheva në shtëpi nga puna disa orë më vonë, i shikova të gjithë fëmijët si zakonisht për t’u siguruar që po flinin, më pas hëngra darkën time dhe shkova të flija,” shkroi Myers. “Në një moment herët atë mëngjes, binjakët u zgjuan me njëri-tjetrin dhe vendosën se donin të luanin në dhomën e tyre në vend që të flinin.”

Siç shpjegon nëna e tyre në postimin e saj, disa mëngjese ajo i gjente binjakët duke fjetur në pjesë të ndryshme të çuditshme të shtëpisë, me kukullat e tyre të shpërndara rreth tyre.

“Të premten mbrëma, vendi i çuditshëm që ata zgjodhën për të rënë në gjumë ishte sënduku prej druri që ne përdorim për të ruajtur lodrat e tyre”, shkruan Myers.

Binjakët hoqën thuajse të gjitha kukullat nga sënduku, duke lënë vetëm disa në fund të ishin më të buta. Më pas ata u shtrinë dhe i zuri gjumi në krahët e njëri-tjetrit.

Kur Myers u zgjua në mëngjes ka gjetur krevatet e fëmijëve bosh, ajo menjëherë u panikos.

E gjithë familja filloi të kërkonte dy fëmijët, duke bërtitur emrat e tyre brenda shtëpisë. Më në fund, një nga vëllezërit e tyre më të mëdhenj hapi sëndukun dhe i gjeti brenda.

Në fillim, djali mendoi se binjakët thjesht po flinin dhe thirri mamin i gëzuar. Por kur gruaja pa binjakët, e kuptoi që ato nuk po merrnin më frymë dhe ishte tepër vonë për t’i shpëtuar./Opinion.al

Etiketa: femijefloridasëndukvdekje

Ju sugjerojmë

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok
Aktualitet

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

4 Shkurt, 2026 3:33 pm
Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve
Aktualitet

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

4 Shkurt, 2026 3:03 pm
Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
Aktualitet

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

4 Shkurt, 2026 2:33 pm
Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë
Bota

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

4 Shkurt, 2026 2:31 pm
Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum
Bota

Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum

4 Shkurt, 2026 2:28 pm
Trump “sulmon” gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja
Bota

Trump “sulmon” gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja

4 Shkurt, 2026 2:26 pm
Britani/ Skandali me Mandelson, rritet presioni ndaj Starmer: I penduar që e emërova
Bota

Britani/ Skandali me Mandelson, rritet presioni ndaj Starmer: I penduar që e emërova

4 Shkurt, 2026 2:23 pm
Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV
Kryesore

Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV

4 Shkurt, 2026 2:17 pm
Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…
Kryesore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…

4 Shkurt, 2026 1:48 pm
Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë
Kronikë

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë

4 Shkurt, 2026 1:28 pm
Para
Misioni indian në Hënë, nisen të gjithë dhënat në Tokë për tu analizuar

Misioni indian në Hënë, nisen të gjithë dhënat në Tokë për tu analizuar

U përdorën në ngjarje kriminale? 61-vjeçarit i gjendet çanta me armë në oborrin e banesës

U përdorën në ngjarje kriminale? 61-vjeçarit i gjendet çanta me armë në oborrin e banesës

Kurti:“Aleatët e Rusisë” po ndikojnë në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

Kurti:“Aleatët e Rusisë” po ndikojnë në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

TE FUNDIT

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok
4 Shkurt, 2026

Një vit pas bllokimit, rrjeti social TikTok do të jetë i aksesueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë. Këshilli i Ministrave ka...

Lexo më shumë

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve
4 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, lidhur me debatin e fundit për pagat...

Lexo më shumë

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
4 Shkurt, 2026

Prokuroria e Durrësit, ka dhënë detaje mbi mbetjet e kompanisë “Kurum”, të cilat u sekuestruan një vit më parë. Sipas...

Lexo më shumë

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë
4 Shkurt, 2026

18 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite të sotme në Gaza. Shifrat raportohen nga al Jazeera që citon burimeve spitalore....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com