Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ndërrmarë një operacion për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinaj.
Operacioni po zhvillohet në Patok, Kurbin dhe Fushë Kuqe. Sipas News 24, bëhet fjalë për 34 pasuri të Martianjt dhe familjarëve të tij.
Mes pasurive janë sekuestruar automjete, llogari bankare, tokë dhe aksione në disa kompani.
Sekuestrimet mësohet se janë bërë pas vendimit të GJKKO dhe po kryhen nga oficerë të policisë gjyqësore.
Ky aksion i SPAK ka ardhur më shumë se gjashtë muaj pas zhdukjes së Martinajt, ndërsa ende nuk dihet fati i tij.