Një 29-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Greqi. Trupi i të riut është gjetur i varur në një lartësi prej 3-4 metrash, me duar të lidhura.
Sipas mediave greke bëhet fjalë për Anxhelo Avdiun, i cili rezultonte i zhdukur prej 30 tetorit.
Po ashtu bëhet me dije se herën e fundit ai kishte vizituar të afërmit e tij në zonën e Bartolomeut.
Sipas informacioneve të gazetës “Patris”, trupi u gjet i varur në një pemë në një shtëpi fshati në zonën e Diasporës në Kyllini.
Të afërmit kanë konfirmuar identitetin e tij nga veshjet dhe sendet personale.
Sipas të njëjtit burim, një tjetër element që identifikoi 29-vjeçarin shqiptar ishte proteza e tij, e cila u njoh nga nëna e thirrur në këtë moment të vështirë. Fakti që trupi i burrit u gjet në një lartësi prej rreth tre deri në katër metra dhe duart e lidhura me lak, bën që oficerët me përvojë të
Autoritetet greke po shqyrtojnë me kujdes të gjitha provat që ekzistojnë deri më tani, kanë mbledhur gjurmët e gishtërinjve si nga laku që mbështjellë duart e të riut, ashtu edhe nga shkalla që u gjet shumë afër vendit ku ishte varur kufoma.
Trupi i Angjelo Avdiu u gjet nga pronari i shtëpisë i cili e vizitoi rastësisht dhe ndjeu një erë tepër të rëndë për t’u përballur me pamjen e frikshme të trupit të varur të 29-vjeçarit.