Policia e Tiranës ka zbardhur ngajrjen e ndodhur dje mbi diegien e 4 kabinave ruloti.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi D.Ç. 64 vjeç ka ndezur zjarr në disa shkurre pranë vendndodhjes së rulotëve e për shkak të përhapjes së flakëve zjarri ka marrë përmasa duke shkaktuar djegien e tyre. Ndaj në lidhje me rastin policia ka ndaluar 64 vjeçarin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për diegien e 4 kabinave ruloti, nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi D. Ç., 64 vjeç, ka ndezur zjarr në disa shkurre pranë vendndodhjes së ruloteve, dhe për shkak të përhapjes së flakëve, zjarri ka marrë përmasa, duke shkaktuar djegien e tyre. Në lidhje me rastin është bërë ndalimi i 64-vjeçarit.