Familja e Fiqiri Muçës, viktimës së Nazime Vishës ka reaguar ashpër pas vendimit të Presidentit për faljen e saj.
Paraditen e sotme, familja Muça e ka quajtur jo vetëm të padrejtë, po kriminal vendimin në fjalë.
“Presidenti s’kishte arsye pse të falte Nazimen. Nuk jemi thirrur në asnjë seancë. Ky është një shtet kriminel, hajdutësh dhe jo një shtet ku mund të gjesh e të marrësh drejtësi” ka thënë Mynyre Muça, gruaja e viktimës, gjatë një prononcimi për “Panorama Online”.
Gruaja, nënë e katër fëmijëve, më i madhi prej të cilëve 19vjec, thotë se pasi i vranë burrin familja e saj u shkatërrua.
“Ajo nuk mund të falej, ajo nuk vrau vetëm Fiqiriun, ajo vrau gjithë familjen tonë” thotë më tej gruaja, duke shtuar se “ai ishte shtylla që mbante shtëpinë dhe i siguronte edhe paratë”.