Policia ka identifikuar autorët e grabitjes së një farmacie në Mat.
Pas kallëzimit së farmacistes 25-vjeçare është bërë i mundur identifikimi i dy autorëve, të cilët për shkak të moshës së mitur nuk janë vënë në pranga.
“Në Komisariatin e Policisë Mat, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja A.B., 25 vjeçe, me profesion farmaciste, e cila ka kallzuar se gjatë kohës që ajo nuk ishte në farmaci të cilën e kishte lënë të hapur, i kanë vjedhur një shumë parash të mbledhura nga xhiroja ditore.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.