Për herë të dytë brenda muajit është djegur lokali që është në pronësi të babait të këngëtarit të njohur Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy.
Lokali i vendosur në zonën e Currilave në Durrës ka shpërthyer në flakë në orët e para të mëngjesit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset për të neutalizuar flakët.
Kujtojmë, se rreth tre javë më parë lokali u përfshi nga zjarri, ku pati vetëm dëme të shumta materiale.