Skënder Gjinushi është rizgjedhur sërish kryetari i Akademisë së Shkencave për një mandat të ri.
Akademia e Shkencave ka nisi sot procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri, ku në garë ishte i vetëm Skënder Gjinushi.
Zgjedhja u bë pa asnjë njoftim në media dhe në mënyrë të fshehtë nga pjesa tjerët e akademikëve.
Mësohet se nga 53 anëtarë të Akademisë së Shkencave, 51 prej tyre votuan pro Gjinushit dhe vetëm 2 prej tyre kundër.
Duke qenë se media nuk ishte në dijeni të zgjedhjeve, kandidat i vetëm për këtë post ishte sërish Skënder Gjinushi, i cili duket se kishte bërë gati të gjitha kushtet për t’u rikonfirmuar në detyrë.