Një 35-vjeçar, i shpallur në kërkim për disa vepra penale është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Krujës.
Sipas policisë, në pranga ka rënë 35-vjeçari me iniciale G.K., banues në Bubq të Krujës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Në vitin 2021, në një lokal në Fushë Krujë, 35-vjeçari, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas tjetër. Gjithashtu, nga verifikimet ka rezultuar se 35-vjeçari, në kohën kur ka kryer plagosjen, posedonte pa leje, një armë zjarri.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al