Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, Oltjon Belulaj, është vënë në pranga nga policia e Perusë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia franceze për importimit të lëndëve narkotike, në një bandë të organizuar kriminale.
Kreu i Interpol Perusë bëri të ditur se është kryer një punë e përbashkët mes Policisë Kombëtare të Perusë, Zyrës së Migracionit dhe Policisë së Aeroportit të Perusë pasi autoritetet kishin marrë informacion se ai do të mbërrinte në Aeroport pasi kishte qenë në Brazil.
Pas arrestimit, 33-vjeçari shqiptar do të ekstradohet drejt Francës, ku dhe do të dalë para drejtësisë për të marrë dënimin lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij.
Belulaj, sipas Policisë franceze, akuzohet për trafik të paligjshëm droge, krime të importit të lëndëve narkotike në një bandë të organizuar, blerje, posedim, transport dhe propozim ose shitje dhe shoqërim të paligjshëm, të cilat mund ti kushtojnë rreth 10 vjet burgim.