Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.
Shtetasi i arrestuar K. H., 28 vjeç, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kapën dhe arrestuan me qellim ekstradimi drejt Kosovës, shtetasin K. H., 28 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, Kosovë, më datë 12.05.2025, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë””, njofton policia.
Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet Kosovare vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.