Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është arrestuar ditën e sotme pas një urdhri të lëshuar nga SPAK.
Gjici ra na pranga pasi ndaj tij u ngritën akuzat për veprën penale “Korrupsion pasiv” sipas Nenit 260.
Në foto shikohet ish-kreu i Bashkisë Kukësit teksa shoqërohet nga efektivët për në makinën e policisë.
Kujtojmë se pavarësisht se fillimisht SPAK nisi hetimet kryesisht në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre” pas publikimit të videoskandalit, sot i janë vënë prangat nën akuzën “Korrupsion pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve të rrugës.