Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sërish në SPAK. Mësohet se ish-ministri është thirrur për tu pyetur për dosjen e sterilizimit.
Ai ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 09:10, i shoqëruar nga avokati i tij.
Beqaj është nën hetim për koncesionin me vlerë 100 milionë euro të sterilizimit.
Kujtojmë se ai është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme edhe në datën 9 Janar, ku u mor në pyetje nga hetuesit për rreth 9 orë./Opinion.al