TIRANE- Një 64 vjeçar që vuante nga një sëmundje e rëndë është hedhur nga kati i 4-t i spitalit të Mushkërive (Sanatoriumi) në periferi të Tiranës. Policia bëri të ditur se shtetasi Sh. K., 64 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ai ka qenë i shtruar në spital pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Pak çaste para se të vetë hidhej nga lartësia, i ka kërkuar vajzës së tij t’i marrë diçka në dyqan dhe sapo ajo është larguar nga dhoma e spitalit, Sh. K. është vetë hedhur.